Mariam Dagga
Agjencia Associated Press ka vënë në pikëpyetje arsyetimin e ushtrisë izraelite për sulmin e muajit të kaluar ndaj një spitali në Gaza, ku mbetën të vrarë pesë gazetarë palestinezë.
Sipas AP, pjesa e godinës së sulmuar ishte “e njohur mirë si vend grumbullimi për gazetarët”, ndërsa dëshmitarët thanë se Izraeli e kishte vëzhguar shpesh zonën me dron, “përfshirë rreth 40 minuta para sulmit”.
Hetimi i agjencisë amerikane tregoi se ushtria izraelite përdori “predha të fuqishme tanku” për të goditur spitalin. “Në total, Izraeli e goditi spitalin katër herë, çdo herë pa paralajmërim,” raportoi AP.
Në mesin e viktimave ishte edhe gazetarja Mariam Dagga, që punonte për AP dhe media të tjera. Sulmet e njëpasnjëshme të 25 gushtit ndaj spitalit Nasser në Khan Younis lanë të vrarë 22 persona, përfshirë pesë gazetarët. /mesazhi
