Dyert e hapura për nismat kombëtare: Fjalimi i Rexhep Qosjes për 50-vjetorin e Medresesë “Alauddin” në vitin 2002

Më të lexuarat

​“Kam kënaqësi që jam në këtë mbrëmje festive në të cilën shënohet 50-vjetori i themelimit të Medresesë së Mesme ‘Alauddin’. Ky është përvjetor i rëndësishëm i një institucioni të rëndësishëm, i cili me punën mësimore-edukative që në të bëhet, e ka pasuruar arsimin dhe kulturën tonë.
​Medreseja e Mesme ‘Alauddin’ është shkollë me ndikim të veçantë. Medreseja ‘Alauddin’ është shkollë që Kosovës i ka gjendur me të mirë në ditët më të vështira të saj. Këtu ne të gjithë kemi gjetur institucionin, i cili na ka krijuar kushtet për t’u mbledhur e për të bërë biseda e konsultime politike kur tjetërkund nuk lejohej të mblidheshim; për të zhvilluar veprimtari kulturore kur tjetërkund ajo veprimtari pengohej; për të mbajtur tubime shkencore kur tjetërkund ato tubime ishte vështirë të mbaheshin; për të shënuar përvjetorët e lindjes a të vdekjes së figurave të rëndësishme të kulturës e të historisë kombëtare, kur tjetërkund pengohej shënimi i atyre përvjetorëve.
​Dyert e kësaj Medreseje ishin gjithmonë të hapura për të gjitha nismat që i kushtoheshin Kosovës së lirë, të pavarur, demokratike e të humanizuar.
​Për të gjitha këto arsye, unë kam kënaqësi që pedagogëve dhe nxënësve të Medresesë së Mesme ‘Alauddin’ mund t’ua uroj 50-vjetorin e themelimit dhe t’ju dëshiroj suksese në punën e mëtejme për të mirën e tyre dhe të Kosovës.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit