Dy llojet e ankesës sipas Ibn Kajjim el-Xheuzije: ajo që forcon durimin dhe ajo që e dobëson atë

Më të lexuarat

Ibn Kajjim el-Xheuzije (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

Ankesa është dy llojesh:

1. Lloji i parë: Ankesa drejtuar Allahut

Kjo nuk bie ndesh me durimin.

🔹 Siç tha Jakubi (paqja qoftë mbi të):
﴿ إِنَّمَا أَشْكُو بَثِّي وَحُزْنِي إِلَى اللَّهِ ﴾
“Unë vetëm te Allahu e paraqes ankesën time dhe pikëllimin tim.”

🔹 Edhe Ejubi (paqja qoftë mbi të) tha:
﴿ أَنِّي مَسَّنِيَ الضُّرُّ ﴾
“Më ka prekur dëmi.”

— dhe Allahu e përshkroi atë si prej durimtarëve.

🔹 Gjithashtu, Profeti Muhamed (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë:
«اللَّهُمَّ إِلَيْكَ أَشْكُو ضَعْفَ قُوَّتِي وَقِلَّةَ حِيلَتِي وَهَوَانِي عَلَى النَّاسِ…»
“O Allah, Ty të ankohem për dobësinë time, mungesën e fuqisë sime dhe përuljen time para njerëzve…”

🔹 Edhe Musai (paqja qoftë mbi të) tha:
«اللَّهُمَّ لَكَ الْحَمْدُ، وَإِلَيْكَ الْمُشْتَكَى، وَأَنْتَ الْمُسْتَعَانُ، وَبِكَ الْمُسْتَغَاثُ، وَعَلَيْكَ التُّكْلَانُ، وَلَا حَوْلَ وَلَا قُوَّةَ إِلَّا بِكَ»
“O Allah, Ty të takon falënderimi, dhe Ty të ankohem. Ti je Ndihmuesi dhe tek Ti kërkohet ndihma. Tek Ti mbështetem, dhe nuk ka forcë e as fuqi përveçse me Ty.”

2. Lloji i dytë: Ankesa tek njerëzit

Ankesa e të sprovuarit para njerëzve për gjendjen e tij.
Kjo nuk përputhet me durimin, përkundrazi e kundërshton dhe e dobëson atë.

📌 Sepse ka dallim mes:
• ankesës te Allahu
• dhe ankesës tek njerëzit

📖 (Nga libri: “عدة الصابرين” – “Përgatitja e durimtarëve”)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit