Çfarë shkroi Shejhul Islam Ibn Tejmije në një ulje të vetme

Më të lexuarat

Disa shembuj u përmendën më sipër tek numri tetë.

Vetë Shejhul-Islam Ibn Tejmije përmend në “Fetava” (3/194) se ai e shkroi “Akide Vasitije” ndërsa ishte ulur pas namazit të ikindisë.

Po ashtu në “Fetava” (28/244) ai përmend se e shkroi librin “Sijase Sheraije” brenda një nate.

Në “Fetava” (12/116) ai përmend se e shkroi librin: “Mes’eletul Ahruf eleti enzeleha Allah ala Adem” në një ulje të vetme, dhe ai përbëhet rreth 80 faqe.

Një shembull i ngjashëm është edhe çështja “Kejlanije” në “Fetava” (12/323–501).

Ndërsa nxënësi i tij Ibn Abduladi përmend në “Ukud Durije” (f. 49) se ai e diktoi “Hamevijen” midis drekës dhe ikindisë në vitin 698 hixhri, kur ai ishte 37 vjeç.

Këta tre shembuj tregojnë në mënyrë të qartë shpejtësinë e jashtëzakonshme në shkrim dhe forcën e madhe të kujtesës që kishte Shejhul-Islam Ibn Tejmije.
Në kohën tonë këto vepra studiohen në institute dhe universitete, dhe mbi to janë shkruar shumë shpjegime dhe komente, nga të cilat është përfituar shumë.

Shih: Medahilbila athar Shejhul Islam Ibn Tejmje, faqe 70 të Shejh Bekr ibn Ebu Zejd , të cilën sapo e mbarova së përkthyeri.

/Hoxhë Fitim Gërguri/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit