10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Gati e pabesueshme se si imam Buhariu, Muslimi, Ahmedi etj, memorizonin një numër kaq të madh transmetuesish – Hoxhë Florian Leli

Më të lexuarat

Duket gati e pabesueshme se si imam Buhariu, Muslimi, Ahmedi etj, memorizonin një numër kaq të madh transmetuesish. Si ka mundësi të njohin dhe të memorizojnë kaq shumë transmetues, ku lindën, ku u rritën, ku mësuan dhe ku udhëtuan! Si ka mundësi të analizojnë jetën e kaq shumë njerëzve?! Shumë e ekzagjeruar duket!

Mos u çudit! Nuk ka ekzagjerim. Një komentator sportiv profesionist në kohën tonë është një “mrekulli” memorizimi por në një stil tjetër.

Një komentator sportiv, një analist, një tifoz i çmendur futbolli, njohin emra të qindra e mijra lojtarëve. Nëse në një kampionat evropian luajnë 16-20 skuadra, me nga afërsisht 20 lojtarë, bashkë me tranjerë, presidentë dhe protagonistë të tjerë, rezultati do të jetë një surprizë dhe gati i paimagjinueshëm. Po të shtojmë edhe lojtarët dhe skuadrat e njohura të brezave të kaluar, numri rritet akoma më shumë. Një i apasionuar i çmendur mund të memorizojë rezultate të qindra ndeshjeve, skena të qindra golave, jetën dhe karrierën fubollistike të dhjetra e dhjetra lojtarëve, ku e kanë mësuar futbollin, ku kanë luajtur, ku janë transferuar, sa kanë shënuar këtu, sa kanë shënuar aty, sa u shit, sa u ble, etj.

Mos u çudit! Njeriut nuk i mungon as vullneti për të mësuar dhe as prirja për të zotëruar. Të shumtë janë ata që e zotërojnë dhuntinë e memorizimit. Çështja është ku e shfrytëzojnë. Disa e shfrytëzojnë dhuntinë dhe e harxhojnë kohën, që çiliminj, me koleksione sporti, me katalogje futbolli, rezultate e shifra të panumërta. Çilimi rritet e çilimi mbetet. Të tjerë e shfrytëzojnë dhuntinë nga djepi e gjer në varr, në kërkim të dijes, në kërkim të së vërtetës, në kërkim të kënaqësisë së Allahut. Punët janë me nijete, ç’të kërkojë do të gjejë.

I pari jeton me zemër të lidhur pas një topi dhe në fund del gjeni në fushën e tij. I dyti, zemrën e lidh me dijen dhe në fund del gjeni në fushën e tij. Kur zoti dëshiron mirë për dikë, i jep thellim.

I pari çuditet me memorizimin e të dytit dhe nuk e beson. i dyti çuditet me naivitetin e të parit dhe me çfarë e ka mbushur kokën. Të gjithë çuditen me atë që nuk e bëjnë dot, jo sepse është e pamundur. Në fund të fundit, kujtdo i lehtësohet çështja për atë që është krijuar.

Florian Leli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit