14.1 C
Pristina
Friday, November 8, 2024

Drejtori Simnica vizitoi xhaminë shqiptare “Ardhmëria” në Helsingborg të Suedisë

Më të lexuarat

Më 18 dhjetor 2022, drejtori i Diasporës në Bashkësinë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, mori pjesë në tribunën e organizuar në xhaminë shqiptare “Ardhmëria” në Helsingborg, të Suedisë, ku u prit nga imami, Burim ef. Dalipin, kryetari z. Arian Dushku, anëtarët e Kryesisë dhe nga xhemati i kësaj xhamie.

Drejtori Simnica, në ligjëratën e tij, përshëndeti të pranishmit në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës të institucioneve udhëheqëse të saj dhe në emrin e Myftiut Naim ef. Tërnava. Ai në këtë ligjëratë, theks të veçantë i kushtoi vlerës së xhamisë në mërgatë, si dhe punës dhe veprimtarisë së institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës. Drejtori Simnica falënderoi të gjithë mërgimtarët tanë për kontributin e vazhdueshëm dhënë për vendlindjen në përgjithësi, e në veçanti për institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës. Ai shfaqi shpresën dhe bindjen e tij se kjo mërgatë do të vazhdojë kontributin e saj edhe përgjatë viteve të ardhshme, sa herë që të jetë nevoja.

Në shenjë respekti, nderi dhe bashkëpunimi, drejtori Simnica i ndau një mirënjohje kryetarit dhe imamit të xhamisë shqiptare “Ardhmëria” në Helsingborg.

The post Drejtori Simnica vizitoi xhaminë shqiptare “Ardhmëria” në Helsingborg të Suedisë appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit