9.5 C
Pristina
Wednesday, October 9, 2024

Drejtori Simnica priti në takim imamin Rijad ef. Aliun

Më të lexuarat

Prishtinë, 6 gusht 2024Drejtori për Diasporë në Bashkësinë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, i shoqruar nga kryeimami i BIK. Vedat ef. Sahiti, ka pritur sot në takim Rijad ef. Aliu, imam në Xhamin “DITURIA” në Gjenevë të Zvicrës.

Gjatë këtij takimi, drejtori Simnica, fillimisht i uroi mirëseardhje mysafirit, dhe shfrytëzoi rastin që ta njoh atë me ecurinë e punëve dhe zhvillimeve në Bashkësinë Islame të Kosovës, si dhe për bashkëpunimin që kanë me qendrat Shqiptare Islame në diasporë. Ai edhe njëherë rikonfirmoi gatishmërinë e tij dhe të Drejtorisë që ai drejton që të kenë edhe më tutje bashkëpunim në të gjitha fushat me rëndësi për besimtarët myslimanë.Nga ana e tij, imami Rijad ef. Aliu, fillimisht falënderoi për pritjen dhe më pas falënderoi drejtorin Simnica dhe kryeimamin Sahiti për bashkëpunimin e deritanishëm që ka pasur ai dhe institucioni i BIK-ut me qendrat islame në diasporë, e në veçanti me xhaminë “Dituria” në Gjenevë. Ai gjatë kësaj vizite, njoftoi për aktivitetet e tyre .Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për mundësitë dhe fushat ku mund të japë kontribut qendra islame shqiptare “Dituria” në Gjenevë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit