20.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Dorëzohet Arbana, detyrohet ta përditësojë lajmin dhe ta heq ofendimin ndaj myslimanëve

Më të lexuarat

Pak më herët portali KohaIslame.com raportoi për Arbana Osmanin se ajo kishte akuzuar muslimanët për një rast kur ajo donte që vajzat e Gëzim Avdulit të jepeshin pastorit Alfred Zike dhe gruas së tij. Pasi doli me fakte imami Ahmed Kalaja që dëshmonin se vajzat jetonin me babain biologjik, se i është ndërtuar shtëpi, i është gjetur edhe punë për 5 vite, ajo menjëherë ka “urdhëruar” që intervista e saj të përditësohet tek revista Who dhe pastaj tek portalet ku është shpërndarë, si dhe në llogaritë e tjera në rrjetet sociale.

Ka hequr atë pjesën ku ofendonte myslimanët duket i quajtur “ekstremistë” dhe në anën tjetër ka përditësuar se sot morra vesh që qenkan bashkuar. E kuptoni se aspak nuk e ka pasur gajlen e asaj familje, por qëllimi i showit dhe normalisht dhëninen e fëmijëve tek pastori. Aspak nuk e ka pranuar gabimin që do të bënte sikur mos të reagonin populli shqiptar para asaj marrëzie, duke ia marrë fëmijët një njeriu vetëm pse nuk kishte mundësi ekonomike.

Imam Ahmed Kalaja, një njeri i dëshmuar për popullin shqiptar me aktivitete të ndryshme si bamirëse por edhe edukative, menjëherë që ditën doli emisioni grumbulloi mjete dhe u nis për tek Gëzimi, i cili u keqpërdor nga Arbana dhe TopChannel për të bërë një “trafikim” të qenieve njerëzore live në emision. Gëzimi ishte heroi, që luftoi stoikisht para Arbabës, pastorit dhe gjithë publikut që ishte kundër, duke ia mposhtur kurthat atyre. Sot ai jeton i lumtur me familjen e tij, falë njerëzve bamirës, të cilët nuk lejuan që një njeri i sinqerit si Gëzimi të manipulohet nga një media dhe gazetar./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit