4.7 C
Pristina
Wednesday, December 4, 2024

“Dorëzim arab”: Dubai heq taksën e alkoolit!

Më të lexuarat

Katari rezistoi, Emiratet duket se jo…

Dubai hoqi 30 për qind taksën e alkoolit për të nxitur turizmin. Do të përfundojë gjithashtu tarifimi për një licencë personale të pijeve, të cilën kushdo që synonte të pinte duhej ta kishte me vete.

Prej disa kohësh, Dubai ka zbutur ligjet duke lejuar shitjen e alkoolit në ditë gjatë muajit të Ramazanit dhe duke lejuar dërgesat në shtëpi gjatë pandemisë.

Lëvizja e fundit shihet si një përpjekje për ta bërë qytetin më tërheqës për të huajt në mënyrë që të arrijë një pozicion më konkurrues me fqinjët e tij.

Dy kompanitë kryesore të shpërndarjes së alkoolit thanë se ulja e taksave do të ndikojë edhe në çmimin e paguar nga klientët.

Distributori i alkoolit Maritime dhe Mercantile International njoftoi se heqja e taksës do të sigurojë konsumim më të lehtë të alkoolit në Emiratet.

“Këto rregullore të përditësuara së fundmi janë thelbësore për blerjen dhe konsumin e vazhdueshëm të sigurt dhe të përgjegjshëm të pijeve alkoolike në Dubai dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.”

 Ndodh kjo ndërsa Katari fqinj arriti t’u përmbahej fort dispozitave islame nga presioni perëndimor gjatë Botërorit në lidhje me alkoolin.

Por te Emiratet është ndryshe…/tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit