Në qytetin e Nju Jorkut u shfaq për herë të parë dokumentari me titull “Kush e vrau Shirinen?”, prodhuar nga platforma Zeteo. Filmi zbulon informacione të reja për identitetin e ushtarit izraelit që vriste gazetaren e Al Jazeeras, Shirin Ebu Akleh, në vitin 2022 në Xhenin, në Bregun Perëndimor.
Sipas dokumentarit, vrasësi është ushtari izraelit Alon Skagio.
Gazetarja e Al Jazeeras, Bisan Abu Kuajk, theksoi se paradoksi që zbulon filmi është se ky ushtar u vra vetë verën e kaluar nga rezistencë palestinaze gjatë një operacioni ushtarak të forcave okupuese izraelite, përsëri në Xhenin.
Dokumentari, i cili u realizua nga gazetari hulumtues dhe ish-korrespondent i Wall Street Journal, Dion Nisenbaum, në Washington, Jerusalem dhe Xhenin, përfshin intervista me:
• Senatorin amerikan Chris Van Hollen
• Burime të reja që nuk kishin folur publikisht më parë për rrethanat e vrasjes dhe hetimet.
Gjithashtu, filmi zbulon përpjekjet e qeverive izraelite dhe amerikane për të fshehur të dhëna rreth vrasjes dhe për të penguar identifikimin e të përgjegjshmit.
منصة “زيتييو” الأمريكية للصحافة الاستقصائية تنشر تحقيقا وثائقيا يكشف هوية الجندي الإسرائيلي الذي قتل الزميلة شيرين أبو عاقلة، وذلك من خلال مقابلة أحد زملائه | تقرير: إلياس كرام #الأخبار pic.twitter.com/LJRz8dcMDz
— قناة الجزيرة (@AJArabic) May 8, 2025
Burimi: Al Jazeera
