Dodik: Do t’i kërkoj Rusisë të mos lejojë EUFOR-i të qëndrojë në BeH

Më të lexuarat

“Unë nuk do të rekomandoja që SIPA të veprojë dhe besoj se nuk do të veprojë”, tha presidenti i etnitetit BeH-së Republika Sërpska Milorad Dodik.

Millorad Dodik, president i etinetit të BeH-së Republika Sërpska (RS), tha të mërkurën në Banja Luka se do të takohet me përfaqësuesit më të lartë të Federatës Ruse në ditët në vijim dhe do t’u kërkojë atyre të vënë veton, domethënë të mos lejojnë misionin EUFOR Althea të qëndrojë në Bosnjë e Hercegovinë.

“Ndryshe nga të gjitha vitet e mëparshme kur kërkova që Althea të qëndrojë, tani do t’u kërkoj rusëve të vënë veton ndaj saj dhe të mos lejojë që të mbetet një strukturë subversive që shpërdoron mandatin e Kombeve të Bashkuara dhe na kërcënon ne serbëve këtu, duke sjellë disa forca vetëm pse kërkon Sarajeva”, tha Dodik në konferencën e sotme për shtyp në Banja Luka, ku foli së bashku me Kryeministrin e RS-së, Radovan Vishkovicem dhe Stevan Vishkerdi dhe kryetarin e Kuvendit të RS-së, Nenad Stevandiq.

“Nuk ka asnjë goditje apo vështirësi që nuk jam i përgatitur ta duroj për Republikën Sërpskën. Milorad Dodik do të bëjë punën e tij, do të udhëtojë, por ai kurrë nuk do të largohet nga Republika S[rpska. Nëse dikush mendon se ne jemi frikacakë, ata gabohen rëndë”, tha ai.

Dodik tha se kanë bërë thirrje për dialog, por ai dialog është tallur. Ai thirri sërish bëri thirje për dialog.

“Ne kemi ende kohë për atë lloj historie dhe unë po i jap një shans dikujt që mund të pranojë një bisedë ekskluzivisht midis udhëheqësve vendas”, tha Dodik.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit