20.7 C
Pristina
Thursday, September 16, 2021

Djemtë e Mubarakut para gjykatës

Më të lexuarat

Dy djemtë e ish-presidentit të Egjiptit, Hosni Mubarak, pritet të dalin sot para gjykatës në Kajro me akuzat për korrupsion, njofton agjencia e lajmeve DPA.

Shtatë persona të tjerë thuhet se përballen gjithashtu me akuzat për asistimin eAladhe Gamal Mubarakut në manipulimin e bankave lokale për të pasur përfitime joligjore.

Nëntë të akuzuarit pritet të paraqiten para Gjykatës Penale në Akademinë Policore që ndodhet diku në rrethinën e Kajros.

Djemtë e Mubarakut u dënuan në muajin e kaluar për akuza të tjera, gjithashtu të ndërlidhura me korrupsionin.

Mubarak, 84 vjeç, po vuan dënimin me burg të përjetshëm pasi një gjykatë e shpalli fajtor me akuzën për bashkëpunim në vrasjen e protestuesve gjatë revoltave që çuan në dëbimin e tij nga pushteti.|rel|kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit