8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Ditrini, tetëvjeçari që harton teste për mësimdhënësit kosovarë

Më të lexuarat

Shpjegimi për planetet e satelitët është i thjeshtë për tetëvjeçarin Ditrin Selmani. Ai madje i kupton dhe i thjeshtëzon edhe disa enigma të universit.

Niveli i inteligjencës së këtij vogëlushi është mbi mesataren. Për këtë arsye për të nuk mjaftojnë ligjëratat që mbajnë mësuesit për të dhe bashkëmoshatarët e tij.

Ai madje po harton teste edhe për mësimdhënësit e tij.

“Janë shumë të vështira dhe ne nuk mundemi me u përgjigj, në të gjitha fushat, në të gjitha lëndët”, tha mësuesja e Ditrinit, Jehona Kastrati.

Përveç astronomisë të cilën e ka të preferuar e që shumë nga punimet e tij i ka paraqitur edhe në këtë libër të botuar për të vogëlushi e njeh mirë edhe anatominë e trupit të njeriut.

Interesimin për të marrë informacione e ka të lindur por marrjen e tyre ia ka mundësuar edhe teknologjia.

Niveli i inteligjencës së tij, pas testimit nga instituti ‘Atom’ ka dalë i përafërt me kriterin e kërkuar të këtij institucioni që merret me fëmijët që kanë shkallë të lartë të inteligjencës.

Por për tu bërë atomist Ditrini do të ketë edhe një shans atëherë kur do të jetë nxënës i klasës së tretë, kur pritet të bëhet edhe ritestimi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit