- Të bën të urresh të kaluarën tënde!
… sidomos 500 vjetët e fundit
…(edhe pse ishin shekujt ku shqiptarët u njohën më shumë botërisht dhe bënë emër.)
- Nuk të tregon që nga vitet 800–1350 ishe në grahmat e fundit të asimilimit total në sllavë dhe grekë (mjafton të shikosh toponimet sllave që sot e kësaj dite trashëgojmë nëpër trevat tona).
- Nuk të tregon që, në fakt, me ardhjen e Perandorisë Osmane i rimorëm tokat nga sllavët.
- Nuk të tregon po ashtu se Islami kurrë nuk u përhap me dhunë, por në fakt u bë barrierë kundër asimilimit në sllavë dhe grekë.
- Të bën të urresh verbërisht shumë heronj dhe atdhetarë… në fakt të janë përshkruar si “tradhtarë” – dhe anasjelltas të bën të idhullizosh shumë “heronj” që vetëm heronj nuk ishin.
- Të bën të kesh turp nga vetvetja dhe të kesh komplekse inferioriteti, dhe me dëshpërim kërkon të tjetërsohesh, pra t’i ngjash palës që idhullizon.
- Të bën të urresh aleatët e vërtetë dhe të kamuflon armiqtë e vërtetë (ata që të morën tokat dhe bënë gjenocid kundër teje).
Pra, të bën të asimilohesh me dëshirë (pa luftë), sepse historia e manipuluar i jep efektet e veta helmuese.
Azem Kovaçi, Prill 2026
