Dikur i thoshte Thaçit: “Shko në Hagë!”, sot thërret: “Lirojeni Thaçin!”
Islamofobi Arbër Gashi-Deçanski është shembulli më i mirë se si njeriu mund të përtypë fjalët e veta. Dikur e kishte bërë mision personal sulmin ndaj Hashim Thaçit, duke i kërkuar publikisht të shkonte në Hagë për të mbajtur burgun. Në atë kohë fliste me guximin e rremë të tribunave dhe me mllefin që i ushqente urrejtjen.
Por sot, kur koha i ka rrotulluar rrotat, i njëjti njeri del në rrugë e mban pankarta për lirimin e Thaçit. Nga “shko e vuaj dënimin” ka kaluar në “shpëtojeni prej burgut”. Një kthesë që të kujton se sa shpejt mund të rrëzohet maska e hipokrizisë.
Ironia është e hidhur: ai që dje e shihte Hagën si vendin e merituar të Thaçit, sot qan para saj me lutje e thirrje për liri. Një bumerang që ia kthen fjalët në fytyrë, duke treguar se kush flet nga mllefi dhe urrejtja, nesër detyrohet të hajë fjalët e veta.
