9.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Dialog hipotetik mes nxënësve të shkollave në Mitrovicë e Tiranë

Më të lexuarat

Nxënësi nga Mitrovica pyet nxënësin nga Tirana: si quhet shkolla e jote? Përgjigja: Vasil Shanto. Pyetja: kush është Vasil Shanto? Përgjigjia: Është hero.Ka vrarë me atentat djalin e Isa Boletinit, nënkolonel Adem Boletinin. Nxënësi nga Tirana pyet nxënësin nga Mitrovica: Po shkolla jote si quhet? Përgjigja: Shkolla ime mbanë emrin e heroit Bislim Bajgora. Pyetja: Çfarë heroizmi ka bërë Bislimi? Përgjigjia: ka marrë hak për Adem Boletinin, ka vrarë Vasil Shanton.
Në ndërkohë, asnjë shkollë në Kosovë apo Shqipëri (apo edhe aeroport) nuk mbanë emrin Hasan Masurica, shqiptarit që e fluturoi avionin e parë që më 1899, katër vjet para se këtë ta bënin vëllezërit Wright. Jo, sepse nxënësit tanë frymëzohen se si të vrasin e jo si të bëhen shkencëtarë.

Nexhmedin Spahiu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit