7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Dezher: Liderët në rajon të marrin qëndrime të qarta për krimet

Më të lexuarat

Liderët e të gjitha vendeve në rajon duhet të marrin qëndrim të qartë për krimet e kryera në të kaluarën, pasi ky është kusht për pajtim të vërtetë dhe bashkëpunim, ka deklaruar sot shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Vensan Dezher.

Këto komente ai i bëri sot para gazetarëve në Beograd, pasi presidenti i ri i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, tha në një intervistë, se në Srebrenicë nuk ka ndodhur gjenocid por “krim i madh”.
Zoti Dezher tha se “të gjithë liderët në rajon duhet të marrin qëndrime të qarta për krimet, që janë kryer në të kaluarën, e të cilat ishin krimet më të këqia kundër racës njerëzore”.
Sipas tij, kjo pritet nëse dëshirohet “pajtim i vërtetë dhe bashkëpunim i të gjitha vendeve në rajon”./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit