14 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Detaje të reja nga mediat franceze: Donte të largohej vetë e të kthehej në Shqipëri, përse të vetëvritej?!

Më të lexuarat

Kanë dalë të tjera detaje nga mediat franceze rreth Florenc Beqirit, shqiptarit që humbi të shtunën pasi mjekët I hoqën oksigjenin pas një gjendje në koma, të cilat shtojnë misterin rreth arsyeve të vërteta të vdekjes.

Beqiri ndodhej në Francë prej 19 muajsh dhe u vendos në paraburgim në fund të nëntorit, pas refuzimit të kërkesës së tij për azil dhe detyrimit për të lënë territorin.

Por  gazeta franceze “Laprovence” raporton se “ai kishte hequr dorë nga kërkesa për rishqyrtimin e kërkesës së tij për azil, duke dëshiruar të kthehej sa më parë në Shqipëri”.

Këto rrethana e bëjnë edhe më prekëse ngjarjen që ka tronditur opinionin publik në Shqipëri, por edhe në Francë.

“Më 11 dhjetor, ai shprehu dëshirën për t’u larguar nga qendra e azilkërkuesve të refuzuar, dhe i ishte njoftuar një nisje më 15 dhjetor. Pse do të vriste veten 24 orë para se të kthehej në familje, e cila tashmë ishte duke e pritur atë në Shqipëri?”, ngre pyetjen “laprovence.com”.

“Një emigrant u përpoq të vriste veten duke u varur në dhomën e tij në qendrën administrative të Canet, në katin e katërmbëdhjetë. Kjo qendër po përjeton një seri përpjekjesh për vetëvrasje në javët e fundit”, tha të premten shoqata që mbron refugjatët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit