10.1 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Dëshmitari ‘D’: E vrau Sami Lushtaku!

Më të lexuarat

Sami Lushtaku akuzohet për vrasje. Kryetari i rizgjedhur i Skenderajt ngarkohet nga prokuroria e EULEX-it edhe për veprën penale të cenimit të integritetit trupor dhe shëndetit të civilëve. Lushtaku është njëri nga pesëmbëdhjetë pjesëtarët e ish-UÇK-së, të akuzuar për krime të luftës. Ky rast njihet si “Grupi i Drenicës”.

Për kohën për të cilën akuzohet, Sami Lushtaku ishte komandanti i Zonës Operative të Drenicës. Prokurori i rastit, Mauricio Salustro, pretendon se i akuzuari Lushtaku, veprën penale e ka kryer në shtator të vitit 1998. Në aktakuzën e plotë të siguruar nga Tribuna, prokurori pretendon se ndaj Sami Lushtakut ka dëshmuar personi që konsiderohet bashkëluftëtar i ngushtë i tij, shkruan Tribuna.

Madje Lushtaku e dëshmitari i koduar me shkronjën ‘D’, janë shumë të njohur mes vete, edhe përtej shoqërisë së luftës. Në aktakuzë përshkruhet edhe lidhja familjare ndërmjet tyre./Tribuna/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit