22.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Dërgimi i aeroplanëve polakë në Ukrainë, Kosova përmendet si opsion i mundshëm për dërgimin e tyre

Më të lexuarat


Mediumi gjerman Tagesschau i ka kushtuar një artikull krizës në Ukrainë, dhe idesë së polakëve që t’ia dorëzojnë aeroplanët e tyre MiG-29 Shteteve të Bashkuara që më pas do të dërgoheshin në Ukrainë.

E ndër vendet nga ku do të bëhej transportimi i tyre deri në Ukrainë, është përmendur si opsion i mundshëm edhe Kosova, shkruan ky medium gjerman, transmeton Telegrafi


Polonia ishte shprehur e gatshme që të gjithë aeroplanët luftarak MiG-29 që i ka në dispozicion, t’ia jep Shteteve të Bashkuara, me qëllim që ata më pas të dërgohen në Ukrainë.

Megjithatë Pentagoni ka refuzuar një propozim të tillë, duke e parë si të “papërshtatshëm”, transmeton Telegrafi.

Pentagoni e ka përshkruar në detaje propozimin e Polonisë për dorëzimin e aeroplanëve MiG-29 në Ukrainë, duke bërë fillimisht një “pushim” disa ditor në bazën ajrore të SHBA-ve në Gjermani.

E sipas zyrtarëve të lartë të sigurisë në SHBA, një propozim i tillë përbën një “sfidë të vështirë logjistike” dhe ekziston “brenga serioze” për shkak të dimensionit gjeopolitik.

E këtë çështje e ka trajtuar edhe mediumi gjerman Tagesschau, ku kanë theksuar deklaratën e ministrit të Jashtëm polak, i cili tha se qeveria e këtij vendi është e gatshme që të gjithë MiG-29 t’ia jap në dispozicion SHBA-ve.

Të njëjtën kohë Shteteve e Bashkuara u është kërkuar fluturake të ngjashme me aftësi operacionale t’ju sigurohen polakëve.


E dërgimi i flotës së aeroplanëve polakë nuk ishte planifikuar nga Shtetet e Bashkuara. Një prej skenarëve është se aeroplanët mund të rilyhen në Ramstein të Gjermanisë dhe më pas të dërgohen drejt një vendi që nuk është anëtare e NATO-s apo e BE-së.

Nga aty pilotët më pas do të mund të fluturonin me këta aeroplanë drejt Ukrainës. E Deri më tani asnjë emër nuk është përmendur si vend transit. Megjithatë mediumi gjerman Tagesschau shkruan se Kosova është një prej opsioneve të mundshme. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit