16.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Deputeti Kosovar ua djeg analistëve me rastin e referendumit në Turqi

Më të lexuarat

Neve na e zgjodhën flamurin pa na pyetur fare, u shpall konkursi, në dhoma të errëta e zgjodhën një dhe thanë ky është flamuri juaj, nuk kishte as votim në parlament e as referendum për flamurin.
Pastaj na e caktuan një himn, pa tekst fare, prapë nga lart e teposhtë, pa referendum.
Pastaj na e shkruan kushtetutën pa referenca në drejtën historike për vetëvendosje, duke e harruar të drejtën e Kosovës e cila buronte edhe nga shkatërrimi i shtetit Jugosllav. Për më tepërt kushtetuta nuk përmbante asnjë referencë në luftën e popullit të Kosovës dhe UCKsë për liri, thuajse shteti na vinte nga qielli e jo nga përpjekja shekullore për liri, prapë pa referendum.
Tani për çështjet më të rëndësishme për të ardhmen e vendit, demarkacioni, asociacioni i komunave serbe nuk duan që të pyetet populli… as që diskutojnë të drejtën e qytetarit për vendimmarrje, nuk diskutohet se a do të ishte mirë të kemi referendum dhe që qytetarët të vendosin…
Gjersa për popullin tënd nuk e do të drejtën demokratike të referendumit, e as që e diskuton, ti me ditë të tana diskuton e “analizon” referendumin në Turqi. Analist apo banalist? Se demokrat jo se jo.

Mytaher Haskuka – Deputet i VV-së në Parlamentin e Kosovës

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit