15.3 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Deputeti izraelit i së djathtës ekstreme hyri në Al Aksa

Më të lexuarat

Glick, i cili njëkohësisht është edhe rabin, konsiderohet si një nga deputetët e parë hebrenj të cilët kanë bastisur Al Aksa-në

 

KUDS (AA) – Yehuda Glick, deputeti i partisë Likud, lider i së cilës është kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ka bastisur xhaminë Al Aksa, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin me shkrim të zëdhënësit për media të Administratës së Vakëfeve Islame në Kuds, Firad Dibs, thuhet se deputeti i djathtë Glick, ka hyrë në oborrin e Al Aksa-së, i shoqëruar nga policia izraelite.

Glick, i cili njëkohësisht është edhe rabin, konsiderohet si një nga deputetët e parë hebrenj të cilët kanë bastisur Al Aksa-në.

Hyrja e deputetëve hebrenj në Al Aksa varet nga leja e kryeministrit Netanjahu.

“Hyrja” e deputetëve hebrenj në Al Aksa

Kryeministri i Izraelit, Netanyahu në vitin 2015 si pasojë e rritjes së bastisjeve të hebrenjve në xhaminë Al Aksa dhe pas ngjarjeve të përjetuara në Kuds dhe Palestinë, e ndaloi hyrjen e deputetëve hebrenj në Harem-i Sherif. Megjithatë, në gushtin e kaluar, duke e hequr ndalesën, Netanyahu lejoi hyrjen e deputetëve hebrenj në Al Aksa me kushtin për marrjen e lejes paraprake.

Anëtari i partisë LIkud, Glick dhe anëtari i partisë Habayt HaYahudi (Shtëpia e Hebrenjve), Shuli Moalem, pas heqjes së ndalesës nga Netanyahu, me bastisjen e kryer më 29 gusht 2017, u bënë deputetët e parë që bastisin Al Aksa-në.

Që nga viti 2013, qeveria izraelite nën shoqërimin e policisë lejon kolonët hebrenj në oborrin e Al Aksa-së dhe herë pas herë vendos kufizim moshe për hyrjen e muslimanëve. Shumë organizata dhe politikanë radikalë, bëjnë thirrje që Al Aksa të hapet për adhurim dhe për ta meqenëse sipas tyre, në këtë vend gjendet një tempull hebre i cili është rrënuar dy herë më parë.

Veçantia e Al Aksa-së, e cila gjendet në Kuds, është se ka qenë kibleja e parë e muslimanëve. Hebrenjtë, nën pretendimin se aty gjenden mbetjet e Tempullit të Sulejmanit, bëjnë gërmime arkeologjike poshtë kompleksit të Al Aksa-së ku përfshihen dhe Mesxhidi i Kibles, xhamia Kubbetu Sahra, muzetë, medresetë dhe oborri i madh.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit