10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Departamenti i Shtetit: SHBA konsultohet me Turqinë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes F-35

Më të lexuarat

Zëdhënësi i DASH-it, Ned Price, tha se administrata Biden është e angazhuar me Turqinë për “zgjidhjen e mosmarrëveshjes F-35”, por tha se ai nuk do të “paragjykonte rezultatin” e atyre diskutimeve

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) njoftoi se SHBA mbetet në konsultime aktive me Turqinë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së vazhdueshme në lidhje me dëbimin e Ankarasë zyrtare nga programi F-35, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i DASH-it, Ned Price, tha se administrata Biden është e angazhuar me Turqinë për “zgjidhjen e mosmarrëveshjes F-35”, por tha se ai nuk do të “paragjykonte rezultatin” e atyre diskutimeve.

“Nuk dua të hyj në biseda private midis qeverisë turke dhe kësaj administrate, kështu që unë do ta lë me kaq”, tha ai.

SHBA nën ish-presidentin Donald Trump e hoqi Turqinë nga programi i avionëve të përbashkët luftarakë F-35 në vitin 2019 për shkak se Ankaraja zyrtare bleu sistemin e avancuar anti-ajror të Rusisë S-400, të cilin zyrtarët amerikanë e konsiderojnë se paraqet rrezik për F-35-at, përfshirë mundësinë që Rusia të mund të përdorë fshehurazi sistemin për të marrë detaje të klasifikuara mbi avionin.

Turqia iu drejtua sistemit rus pasi nuk arriti sukses gjatë negociatave me SHBA-në mbi blerjen e sistemeve raketore tokë-ajër Patriot. Ankaraja gjithashtu ka thënë se S-400 nuk paraqet rrezik për F-35.

Turqia porositi rreth 100 F-35 dhe sektori i saj i mbrojtjes luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe prodhimin e avionëve luftarakë të gjeneratës së pestë.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan më herët tha se SHBA propozoi shitjen e avionëve luftarakë F-16 si kompensim për pagesën e Turqisë prej 1,4 miliardë dollarësh për F-35.

I pyetur për këtë, Price ia referoi çështjen qeverisë turke.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit