14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Dëmet që i shkaktohen trupit nëse pini alkool çdo ditë për një muaj

Më të lexuarat

Konsumimi i rregullt i alkoolit ka ndikime të mëdha në shëndetin dhe trupin e njeriut.

Ndonëse shumë njerëz kënaqen nga shija freskuese e një birre, alkooli është ‘helm’.

Konsumimi afatgjatë i alkoolit sjell shumë rreziqe dhe dëme në trupin e njeriut.

Shkencëtarët më poshtë kanë treguar se çfarë i ndodhë trupit nëse konsumoni alkool çdo ditë radhazi për një muaj.

Zemra
Konsumimi i alkoolit shkakton shtypje të lartë të gjakut, rrahje të çrregullta të zemrës dhe, në raste ekstreme, vdekje të papritur si pasojë e mosfunksionimit të zemrës.https://zeri.info/inarticle.html

Shtimi i peshës
Alkooli ka shumë kalori dhe sasi të lartë të sheqerit. Dhe, nëse pini çdo ditë për një muaj, padyshim se kjo do të ketë ndikim në vijën tuaj të trupit.

Vlen të ceket se shtimi i tepërt i peshës shpie në diabet dhe shtypje të lartë të gjakut.

Shëndeti seksual
Dehja i rritë shanset për të bërë seks pa mbrojtje, e kjo shpie në shtatzëni të paplanifikuar ose në sëmundje të transmetueshme seksualisht.

Veshkat
Alkooli është diuretik, gjë e cila i nxitë veshkat të prodhojnë më shumë urinë. Kjo shpie në dehidratim dhe në nivele të rrezikshme të sasisë së vogël të kripës, kaliumit dhe mineraleve tjera.

Pankreasi
Vetëm një natë e shpenzuar duke pirë shumë alkool shpie në nivelet ë rrezikshme të niveleve të ulëta të sheqerit në gjak. Aq shumë saqë kjo shkakton presion në pankreas.

Mungesa e vitaminës B
Absorbimi i vitaminës B12 nga mishi, produktet e bulmetit dhe vezët mund të ndikohet nga alkooli, dhe shenjat e mungesës së kësaj vitamine përfshijnë lodhjen, problemet me frymëmarrje, dhimbjet e kokës, zverdhjen e lëkurës dhe dridhjet e zemrës. /Telegrafi

Allahu i Lartësuar thotë: “O besimtarë! Me të vërtetë, pijet alkoolike, bixhozi, idhujt dhe shigjetat e fallit janë vepra të ndyta nga punët e djallit. Prandaj, largohuni nga këto, me qëllim që të shpëtoni! Vërtet, djalli me pije alkoolike dhe me bixhoz kërkon që të fusë midis jush armiqësi e urrejtje dhe t’ju shmangë nga të kujtuarit e Allahut dhe kryerja e namazit. Prandaj, a po hiqni dorë?” (Maide, 90-91)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit