Delegacioni rus në policinë e Ankarasë

Më të lexuarat

Delegacioni i ardhur nga Rusia është takuar me autoritetet në Drejtorinë e Policisë së Ankarasë për të kryer me autoritetet turke procesin në lidhje me vrasjen si pasojë e një sulmi me armë të ambasadorit të Rusisë në Turqi, Andrey Karlov, raporton Anadolu Agency (AA).

Delegacioni rus e ka nisur ditën duke vizituar Departamentet e Anti-terrorizmit dhe të inteligjencës në Drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Ankarasë ku gjatë një takimi përafërsisht 2 orë e 15 minuta kanë kryer shkëmbime të informacioneve me homologët turq.

Ndërsa për hetimin e sulmit me armë bëhet e ditur se janë në Departamentet e Anti-terrorizmit dhe të inteligjencës në Drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Ankarasë janë ngarkuar e këtë çështje një ekip prej 120 punonjësish.

Gjithashtu theksohet se delegacioni duke përfshirë edhe përkthyesit do të kryejnë punimet gjatë gjithë javës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit