21.7 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Delegacioni amerikan në Izrael shqyrton zhvendosjen e ambasadës

Më të lexuarat

Delegacioni jozyrtar amerikan udhëhiqet nga kongresisti Ron DeSantis dhe i njëjti do të përgatisë një raport me rekomandime për zhvendosjen e përfolur

Një delegacion jozyrtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka mbërritur të shtunën në mbrëmje në Jerusalem për të shqyrtuar siç thuhet, mundësinë për të zhvendosur ambasadën e SHBA-ve nga Tel Avivi në Jerusalem, raporton Anadolu Agency (AA).

Delegacioni amerikan udhëhiqet nga kongresmeni Ron DeSantis dhe i njëjti do të përgatisë një raport me rekomandime për zhvendosjen e përfolur, ka thënë këshilltari politik izraelit, Ruth Lieberman, i cituar nga Radio Izraeli.

Ky veprim i mundshëm është premtuar nga presidenti amerikan Donald Trump gjatë fushatës së tij zgjedhore, por së fundmi ai ka ulur angazhimin e tij rreth kësaj çështjeje.

Një hap i tillë kundërshtohet nga palestinezët që e shohin këtë si njohje të Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, pavarësisht statusit të diskutueshëm të qytetit dhe pushtimin e Jerusalemit Lindor.

Jerusalemi mbetet thelbi i konfliktit shumëvjeçar Izrael-Palestinë, pasi palestinezët dëshirojnë që Jerusalemi Lindor i pushtuar të jetë kryeqyteti i të shtetit të ardhshëm

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit