6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Deklarimet: kur Putin fton për diplomaci

Më të lexuarat

Gjuhëzbutja e agresorit që po dëshiron t’i jepet fund luftës

Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se Rusia dëshiron t’i jepet fund luftës në Ukrainë dhe se të gjitha konfliktet e armatosura përfundojnë me negociata diplomatike.

“Qëllimi ynë nuk është të kthejmë rrotën e konfliktit ushtarak, por përkundrazi t’i japim fund kësaj lufte. Ne do të përpiqemi për t’i dhënë fund kwsaj (lufte), dhe sa më shpejt aq më mirë, natyrisht”, tha Putin.

Putin, një ditë pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi Shtëpinë e Bardhë, u tha gazetarëve se ai kishte thënë vazhdimisht se “përshkallëzimi i konfliktit çon në humbje të pajustifikuara”.

Rusia pretendon me këmbëngulje se është e hapur për negociata, gjë që dyshohet nga Ukraina dhe aleati i saj SHBA, të cilët besojnë se Moska thjesht dëshiron të blejë kohë pas një sërë humbjesh dhe tërheqjesh në luftën dhjetë mujore, shkruan Reuters.

Kremlini thotë se është Ukraina ajo që refuzon të negociojë, por Kievi thotë se Rusia duhet të ndalojë sulmet e saj dhe të kthejë territorin që ka pushtuar.

“Ne do të gjejmë një antidot për Patriotin amerikan”

“Të gjitha konfliktet e armatosura përfundojnë në një mënyrë ose në një tjetër me një lloj negociatash në nivel diplomatik,” tha Putin.

“Herët a vonë, të gjitha palët në gjendje konflikti ulen në tryezë dhe arrijnë një marrëveshje. Sa më shpejt ta kuptojnë këtë ata që na kundërshtojnë, aq më mirë. Ne kurrë nuk heqim dorë nga kjo”, shtoi Putin.

Presidenti rus gjithashtu minimizoi sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot që presidenti amerikan Joe Biden ka rënë dakord t’ia japë Ukrainës, duke thënë se Rusia do të gjejë një mënyrë për ta kundërshtuar atë.

Ai tha se sistemi është “mjaft i vjetër” dhe nuk funksionon si sistemi rus S-300.

“Mirë, ne do ta marrim parasysh këtë dhe një antidot do të gjendet gjithmonë,” tha Putin. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit