7.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Deklarata përfundimtare e G20: Jemi të kënaqur nga Marrëveshja e Istanbul-it të ndërmjetësuar nga Türkiye dhe OKB

Më të lexuarat

Deklarata potencoi se përdorimi i armëve bërthamore është i papranueshëm dhe bëri thirrje se “Zgjidhja paqësore e konflikteve është jetike. Epoka e ditës së sotme, nuk duhet të jetë epoka e luftës”

Vendet pjesëmarrëse në Samitin e Liderëve të G20 që u mbajt në Bali të Indonezisë, në deklaratën përfundimtare të samitit theksuan se janë të kënaqur nga Marrëveshja e Istanbul-it të ndërmjetësuar nga Türkiye dhe OKB-ja për dërgesat e drithit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Samiti i Liderëve të G20 ka publikuar deklaratën përfundimtare në lidhje me samitin që u mbajt dje.

Deklarata potencoi se përdorimi i armëve bërthamore është i papranueshëm dhe bëri thirrje se “Zgjidhja paqësore e konflikteve është jetike. Epoka e ditës së sotme, nuk duhet të jetë epoka e luftës”.

Duke tërhequr vëmendjen në sigurinë globale të ushqimit, deklarata vuri në dukje se ndjejnë shqetësim të thellë nga zhvillimet aktuale rreth sigurisë globale të ushqimit. “Ne jemi të përkushtuar të marrim masa urgjente, veçanërisht për vendet e brishta”, thuhet në deklaratë.

“Jemi të kënaqur nga Marrëveshja e Istanbul-it të ndërmjetësuar nga Türkiye dhe OKB-ja. Është e rëndësishme që palët përkatëse ta zbatojnë marrëveshjen plotësisht, në kohë dhe në mënyrë të vazhdueshme”, thuhet mes tjerash në deklaratë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit