11.5 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Deklarata e zbehtë e Ambasadës amerikane për puçistin dhe imamin e FETO-s, Adil Ëksyz

Më të lexuarat

Konsullata e Përgjithshme e Amerikës në Stamboll i telefonoi imamit të FETO-s, Adil Ëksyz disa ditë pas tentativës për grusht shteti në Turqi.

Sipas lajmit të gazetës “Yeni Şafak” doli në shesh se imami i arratisur i FETO-s Adil Ëksyz (Adil Öksüz), që ishte kapur në bazën Akëncë (Akıncı) gjatë tentativës së grushtit të shtetit të organizatës terroriste gyleniste/struktura paralele në shtet FETO/PDY në 15 korrik, por që u la me shpejtësi i lirë, në datën 21 korrik ishte marrë në telefon nga ana e Konsullatës së Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Stamboll.

Ambasadori i Amerikës në Ankara bëri të ditur se i kishin telefonuar të arratisurit Ëksyz për ti njoftuar se i kishin anuluar vizën.

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) duke vlerësuar deklaratën zyrtare të ambasadës në fjalë, tha: “Presim një përgjigje më të kënaqshme”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit