9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Turqia, ndër 10 vendet e para në botë për ‘ambulancë ajrore’

Më të lexuarat

Me 17 helikopterë mjekësorë që ka për momentin, Turqia hyn në 10 vendet e para në botë për nga kapaciteti në përdorimin e ambulancës ajrore.

Për nga kapaciteti, Turqia renditet në mesin e 10 vendeve të para në botë që përdorin helikopterë mjekësorë.

Ministria e Shëndetësisë shërbimin e ambulancës ajrore e ka filluar në vitin 2008 duke krijuar një njësi të posaçme brenda saj.

Me 17 helikopterë mjekësorë që ka, kjo njësi e ofron shërbimin e ambulancës ajrore në 16 zona dhe mbulon të gjithë vendin. Që nga viti 2008 e këtej kjo njësi ka bërë 49 mijë e 275 orë fluturim dhe ka transportuar në spital 25 mijë e 858 pacientë dhe 181 organe për transplantim.

Kryetari i Shoqatës së Aviacionit Turk (Türk Hava Kurumu), i cili ka 3 vite që është partner në shërbimet e ambulancës ajrore, Kyrshat Atëllgan (Kürşat Atılgan) thotë se helikopterët mjekësorë çdo ditë fluturojnë në pika të ndryshme të vendit.

“Ngadonjëherë një helikopter ndërhyn në një ose dy ngjarje në ditë. Në botë nuk ka shumë vende që helikopteri të kryejë këtë funksion. Rreth 20 vende janë gjithsej në botë që përdorin helikopterë mjekësorë. Me kapacitetin që ka, për momentin Turqia bën pjesë në 10 vendet e para në botë”, u shpreh Atëllgan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit