Deklarata e Lidhjes së Dijetarëve Myslimanë mbi deklaratat e Netanyahut lidhur me “Izraelin e Madh”

Më të lexuarat

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, dhe paqja e bekimi qofshin mbi zotërinë tonë Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij.

Lidhja e Dijetarëve Myslimanë e ka ndjekur me shqetësim të madh deklaratën e fundit të kryeministrit të pushtuesit izraelit, Benjamin Netanyahu, në të cilën ai shprehu “lidhjen e tij të thellë” me vizionin e “Izraelit të Madh” që shtrihet nga Nili deri në Eufrat, duke e quajtur atë një “mision historik dhe shpirtëror”.

Këto deklarata përbëjnë një përshkallëzim të rrezikshëm të retorikës zgjeruese sioniste, një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj sovranitetit të vendeve islame dhe një shkelje flagrante të asaj që ata e quajnë të drejtë ndërkombëtare – nëse ekziston një e tillë – si dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara – nëse vlen ende të përmendet.
Ky diskurs armiqësor nuk është i pari i këtij lloji; deklarata të tilla të hapura janë bërë shpesh nga shumë prej udhëheqësve të këtij entiteti pushtues. Në ta gjejmë vërtetimin e fjalës së Allahut të Lartësuar:
“Tashmë është shfaqur urrejtja nga gojët e tyre, e ajo që fshehin gjokset e tyre është edhe më e madhe. Ne ua kemi bërë të qarta ajetet, nëse ju mendoni.” [Ali Imran: 118]

Në lidhje me këtë deklaratë agresive, Lidhja e Dijetarëve Myslimanë sqaron sa vijon:

Së pari: Përshkrimi juridik islam i tokës së Palestinës, përfshirë edhe Kuds-in e bekuar, është se ajo është tokë islame dhe nuk lejohet aspak dorëzimi ose shpërfillja e saj. Ajo i përket umetit islam deri në Ditën e Gjykimit.

Së dyti: Pretendimi që përhap pushtuesi për një “premtim hyjnor” mbi tokën e premtuar është një pretendim i pavërtetë, pa asnjë bazë në sheriatet e shpallura. Sa i përket asaj që iu premtoa Musait (paqja qoftë mbi të) dhe pasuesve të tij për tokën e shenjtë, ai ishte një premtim për ithtarët e Islamit në kohën e tyre. Mirëpo shumica e hebrenjve të asaj kohe refuzuan urdhrin e Allahut, prandaj Ai ua ndaloi atë tokë dhe i dënoi me shëtitje në shkretëtirë për dyzet vjet.
Kjo ummet është trashëgimtare e asaj toke dhe e tërë tokës, nëse adhuron Allahun siç duhet dhe i përmbahet me sinqeritet Islamit, siç thotë Allahu i Lartësuar në fund të sures “Enbija”:
“Dhe Ne kemi shkruar në Zebur pas Përkujtesës: ‘Toka do t’u trashëgohet robërve të Mi të mirë’. Me të vërtetë, në këtë ka një shpallje për një popull adhurues.” [Enbija: 105-106]
Prandaj ajo që pretendojnë sionistët nuk është veçse shtrembërim i historisë dhe trillim i shpifur në emër të fesë për të arritur synime kolonialiste.

Së treti: Kjo arrogancë sioniste dhe ky deklarim i hapur për zgjerim nuk ka zgjidhje tjetër veçse zbatimin e urdhrit të Allahut për xhihad në rrugën e Tij nga të gjitha vendet islame, siç thotë Allahu:
“Ç’keni që nuk luftoni në rrugën e Allahut dhe për ata të dobët, burra, gra e fëmijë, të cilët thonë: ‘Zoti ynë, nxirrna nga kjo qytetësi banorët e së cilës janë zullumqarë, caktona prej Teje një mbrojtës dhe caktona prej Teje një ndihmës’.” [Nisa: 75]

Ndërsa mjaftimi vetëm me dënime dhe deklarata kundër politikave të vendbanimeve që zbaton pushtuesi në Bregun Perëndimor, Kuds dhe Gaza, të cilat janë shkelje flagrante të të drejtave të popullit palestinez, nuk ka më asnjë dobi. Këto fjalime nuk e kanë larguar aspak poshtërimin që e ka kapluar umetin islam përballë bandave kriminale sioniste.

Profeti ﷺ ka thënë: “Kush nuk shkon në luftë, nuk pajis një luftëtar ose nuk kujdeset për familjen e tij me të mira, Allahu do ta godasë atë me një fatkeqësi para Ditës së Kiametit.” (Transmeton Ebu Daudi nga Ebu Umameh)

Së katërti: Lidhja e Dijetarëve Myslimanë u bën thirrje qeverive dhe organizatave islame e arabe të marrin qëndrime të forta kundër këtyre deklaratave, duke e kaluar thjesht retorikën e dënimit dhe duke punuar seriozisht për të zbuluar planet zgjeruese sioniste para popujve të botës, si dhe duke vepruar menjëherë për t’iu kundërvënë këtij agresioni.

Së pesti: Dëshmia e sinqeritetit të qëndrimeve të shteteve që dënojnë, nis para së gjithash me thyerjen e rrethimit vdekjeprurës ndaj popullit të Gazës, duke hapur pikat kufitare, duke futur ndihmat, duke i mbrojtur banorët e saj nga shfarosja, uria dhe dëbimi i dhunshëm. Po ashtu, duhet të sigurohet mbështetje e plotë politike, ekonomike dhe mediatike për popullin palestinez dhe të forcohet uniteti kombëtar palestinez përballë pushtuesit.

Së gjashti: Lidhja u bën thirrje të gjithë dijetarëve, thirrësve dhe hoxhallarëve në botën islame të ndërgjegjësojnë umetin për rrezikun e këtyre deklaratave, të sqarojnë qëndrimin e sheriatit ndaj tyre dhe të nxisin popujt për ta mbështetur çështjen palestineze me të gjitha mjetet e lejuara.

Së shtati: Ky diskurs i qartë përshkallëzues sionist dhe kjo sjellje agresive e këtij entiteti pushtues e detyron botën islame që të punojë me përkushtim për të bashkërenduar qëndrimet e saj, për t’u përgatitur për çdo mundësi, për të mbrojtur vendet e saj dhe për të rikthyer çdo pëllëmbë nga toka e Palestinës, duke marrë frymëzim nga lavdia e udhëheqësve të hershëm të muslimanëve që dhanë shembuj madhështorë në mbrojtjen e të drejtave, vendosjen e drejtësisë dhe përhapjen e së mirës dhe paqes.

Në fund, Lidhja thekson se mbrojtja e Palestinës dhe e vendeve të shenjta është detyrë fetare për çdo mysliman, dhe heshtja ndaj këtyre shkeljeve përbën neglizhencë në kryerjen e amanetit. I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Nuk ka musliman që e lë në baltë një musliman tjetër në një vend ku po shkelet nderi i tij dhe po shkelet e drejta e tij, përveçse Allahu do ta lërë atë në baltë në një vend ku ai do të donte të ndihmohej. Dhe nuk ka musliman që ndihmon një musliman në një vend ku po shkelet nderi i tij dhe po shkelet e drejta e tij, përveçse Allahu do ta ndihmojë atë në një vend ku ai do të donte të ndihmohej.” (E transmeton Buhariu)

Allahu është Ai që synojmë, dhe Ai udhëzon në rrugën e drejtë.

Këshilli i Lartë i Lidhjes së Dijetarëve Myslimanë
20 Safer 1447 h.
14 gusht 2025 m.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit