15 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Deklarata “bombë” e Radoviq në mes të Shkodrës për Skënderbeun dhe 800 ushtarët serbë, qeveria s’reagon

Më të lexuarat

Mitropoliti I Kishës Serbe të Malit të Zi, Amfillohije Radoviq, nuk ndalet. I pranishëm në Shkodër me rastin e festës së shenjtit më të madh serb Shën Sava, ku zhvilloi disa ceremoni festive u shpreh se ushtarët serb kanë luftuar për lirinë e Shqipërisë dhe Shqiptarëve ndërsa nga Tirana zyrtare nuk ka asnjë reagim.

“Në këtë qytet ne kemi varrezat e 8000 ushtarëve serbo- malazez të cilët kanë luftuar për mbrojtjen e Shqipërisë ndaj perandorisë Osmane në fillim të shekullit XX. Sipasoje e dhënies së jetëve të ushtarëve Serbo- malazez, Shqipëria mundi të fitonte lirine dhe të krijonte edhe shtetin e pavarur. Duhet ti kujtojmë martirët tone pasi një fjalë e urtë e cila thotë “populli që harron martirët e vet dhe të shkuarën nuk ndërton të ardhmen e vet”. Ne këtu jemi mbledhë për të kujtuar krishtin I cili dha jetën për njerëzimin, por po përmendim edhe të gjithë ato që dhanë jetën për mbrojtjen e këtij vendi.” Kleriku malazez theksoi se kisha malazeze ka dhënë shumë martirë për clirimin e Shqipërisë pavarësisht se kjo kishë ka vuajtur gjatë. Kisha Ortodokse në Shqipëri ka dhënë shumë dëshmor dhe martirë për Kishtin dhe për të këtë vend. Kisha ortodokse malazeze në Shqipëri ka vuajtur shekujt dhe vite më përpara por fatkeqesisht edhe në kohet e sotme. Ne nëko vende kemi patur kishat tona ortodokse por ato janë shkatërruar. Shkodra është e lidhur me historinë e Kishës tonë.”

Më pas ai ka marrë pjesë edhe në një koncert festiv të organizuar nga Shoqata Serbo-Malazeze “ Rozafa-Moraça” ku u shpreh se Gjergj Kastrioti Skëndërbeu ka qenë ortodoks dhe se djali I tij është varrosur në Manastirin ortodoks të Hilandarit. Përgjigje kjo sipas tij ndaj gazetarëve që pyesin pse Mitropoliti I Cetinës vjen në Shkodër…

“Te parën herë kam ardhur para 25 vjeteve. Ne kete qytet te vjeter ne Shkoder. Kam ardhur dhe kam shërbyer liturgjinë e parë aty ku ka qene edhe Manastiri I Shën Aleksandrit. Dhe mbaj mend Shkodrën e as kohes, e kishave të shkatërruara, ortodokse, katolike dhe xhamive. Dhe e kujtoj atë kaosin që mbizotronte në vitin 1992. Të gjithë dyqanet ishin të vjedhura. Në rrugën nga Bozhaj e deri në Tiranë ishin bunkerët. Sepse deri atëherë Shqipëri e cila e kishte shëndërruar vetën në shtet ateist.duke ndjekur ideologjinë e cila ka shkatërruar atë që ishte vlerë në gjithë popullin shqiptarë. Përshpirëtrinë e Shqiptarëve, vlerat morale Kanunin e Lekë Dukagjinit, Besa për të cilën shkruan edhe Mark Milani nuk ishin më. Cdo gjë që bashkonin vlerat shpirtërore të Shqiptarëve dhe simbolin e bashkimit të popullit Shqiptar ishin shkatërruar. E kujtoj shkodren para 25 viteve dhe e shoh sot. Është një qytet I ri, është një Shqipëri e re, e cila kthehet në shpirtin e vetë dhe kthehet në vlerat morale dhe të verteta. Dhe për këtë gëzohem sot që jam sot të festojmë. Të përmendi ata të cilët u sakrifikuan duke dhënë jetën e tyre në vitin1906 rreth 400 shtetas amerikan të cilët luftuan aso kohe kundër okupatorit I cili kishte okupuar jo serbinë dhe shqipërinë por okupator I cili rrezikonte gjithë evropen. Të gëzohem dhe të festojmë këtë festë të mirë, dhe frymës së re që po mbizotron në Shqipëri. Dëgjoj se ka shumë njerëz e në vecanti gazetar të cilët thon se pse ai Mitropoliti I Cetinës sillet këndej nëpër Shkodër. Pse vjen ai aq shpesh. Ju them ju vëllezer të mij. Stërgjyshi im Vojvoda Bogiq ka qenë mik I Gjergj Kastriotit Skenderbeut dhe ka luftuar së bashku me të kundër pushtuesve. Skenderbeu ka qenë ortodoks I krishtëre, së bashku me stërgjyshin tim Vojvoden Bogiq dhe kjo tregon qartë pasi djali I tij është varrosur në Manastrin I Hilandarit, djali I Skenderbeut. Ja pse Amfillohije është këtu. Pse sjell fillimisht frymen e shenjtë të krishterë këtu të serbevë dhe malazezve dhe të tjerëve të cilët me sakrficen e tyre e shenuan historinë e Shqipërisë. Por edhe të vizitoj vëlezërit tanë Shqiptar, dhe vetë, se ashtu sic ka dhën Zoti të jetojmë të gjithë bashkë, ne të krishterët me muslimanët dhe në të njëjten kohë që të gjithë të jetojmë bashkë. Unë nuk e di se cilat mund të jenë ato fuqi të cilat mund të guxojnë të na ndajnë atë që Zoti ka bashkuar. Dhe kjo është arsye se pse këto 25 vite unë vij këtu. Dashuria e madhe ndaj martirëve të vjetër të Krishtër Atolit, Elefteriut e deri tek Shën Kozmai të cilët këtu me gjakun e martirizimit vulosen dashurinë për drejtësin e Zotit. Dhe të ndihmoj për ngritjen shpirtërore dhe morale të Serbëve tonë të cilët jetojnë këtu. Dhe në një kohë kur rrezikohej që të humbnin fenë dhe besimin në Zot gjatë regjimit të Enver Hoxhës. Të ndihmoj vëllezërve Shqiptar edhe tjerëve që jetojnë këtu, se vetëm së bashku duke u bazuar në vlerat fetare dhe morale ne mund të ndërtojmë të ardhem e sigurtë. Ja pse vij dhe pse jam sot këtu dhe pse do vij deri sa të kem frymë. Port ë nderuar gazetar mos kini frikë nga dashuria. Të gjithë frikësohen nga gënjeshtart dhe pa drejtësi. Ne të gjithë duhet të ndërtojmë të ardhem mbi themelet e dashurisë dhe paqe. Zoti e bekoft Shqipërinë edhe popullin Shqiptar për të cilin unë kam mbësuar shumë në librin e Mark Milanit “ Shembuj, morali dhe trimërie”.

I Pranishem ne keto ceremoni ishin edhe drejtues te kishes ortodkse te Shkodres dhe ambasadori i Serbise ne Tirane Miroljub Zariq.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit