15.2 C
Pristina
Wednesday, May 22, 2024

Gjërat e fundit që duhet të mësojë besimtari

Më të lexuarat

Falënderoj Allahun, paqja dhe lëvdatat e Tij qofshin për të Dëguarin e fundit…
Është shumë e vërtetë se secili sistem në botë këshillon që mësimi i nxënësve duhet të shkojë në formë shkallëzimi apo graduale, çdo ditë mësohet diçka. Duke filluar me gjërat elementare për të vazhduar me ato më të rëndësishmë dhe më të vështira.
Këtë sistem Islami jo vetëm që e pëlqen por edhe e obligon karshi mësimeve të fesë.
Nxënëi që nuk ndjek sistemin e shkallëzimit në dituri do të ketë pasoja në veten dhe shoqërinë e tij. Kjo përgjegjësi aq sa bie mbi këtë besimtar po aq bie edhe mbi hoxhën e tij që në fakt nxënësi ja ka besuar vetveten.
Hoxha është ndërmjetës në dije mes nxënësit dhe Zotit. Ai e drejton dhe këshillon këtë nxënës dhe e ka në përgjegjësinë e tij.
Nëse nxënësi mëson në rregull dhe pason ato udhëzime shpërblehet ai bashkë me hoxhën e tij, por nëse nxënësi nuk mëson në rregull dhe vepron gabim atëherë përgjegjësia për këto mësime bie mbi të bashkë me mësuesin që e ka mësuar gabim.
Nga praktika jonë mendoj se të gjithë vërejmë këtë dukuri negative ku shpesh besimtarët e rinj marrin mësime dhe kyqen në tema të cilat janë shumë herët për tu kyqur në to. Janë tema që nuk mund të kapen saktë nga ai besimtar i ri. Për shkak të mentalitetit të dobët, për shkak të mos njohurive bazë të Islamit, etj. ky mësim i gabuar sjell shumë pasoja.
Duke parë gabimet në këtë temë do të fokusohem në përmendjen e dy gjërave në të cilat disa nga të rinjt besimtarë bien në to.
1) TEKFIRI
Fillojnë të akuzojnë besimtarët tjerë me kufër-dalje nga feja. Pra fillojnë të merren me tekfir.
Këtë temë fillojnë ta mësojnë akoma pa mësuar mësimin e parë, kuptimin e imanit-besimit, rregullat dhe kushtet e tij, si njeriu hyn në Islam. Pastaj akoma pa mësuar shkaqet qe pengojnë nga dalja prej fejës, shkaqet që duhet pasë parasysh para se të akuzohet tjetri me dalje nga feja. Kush ka të drejtë të merret me gjykimin e të tjerëve si musliman apo qafirë. Çfarë pasoja ka nxjerrja e të tjerëve nga besimi, etj.
Pak më lart thash se mësojnë tekfirizmin-nxjerrjen e tjerëve nga feja, por që të jem sa më i saktë them se as këtë temë në fakt nuk e mësojnë ashtu si duhet me rregullat dhe largpamësinë e argumenteve fetare, pastaj me shpjegimet e sakta të dijetarëve. Thjesht flasin rreth saj pa dije ose me epsh.
Kjo sjell pasojat e përçarjes, e akuzimin, e hidhërimit, e mos respektit për të tjerët, thash e themet, deri sa vjen edhe tek akuzimi me kufër i vet hoxhallarëve nga të cilët mund t`i kenë mësuar këto tema,e mos fol për përçarjet mes tyre.
Nuk ndalet habia me kaq. Të tillët pas ca kohe amortizohen dhe fillojnë të largohen nga praktika Islame deri në atë masë sa po t`i vënin në praktikë mbi veten e tyre ato fetva që kanë dhënë për të tjerët do të duhej ta akuzonin veten si qafirë (sipas rregullave të tyre)
2) XHIHADI
Mësimi tjetër i ngutur është ai rreth xhihadit. Më mirë po them trumpetimi rreth xhihadit. Rregulla këto që në praktikën Islame hyn në temat e fundit që duhet të mësoj muslimani nga burimet e sakta fetare dhe nga hoxhallarët mendjendritur, të urtë e largpamës.
Ata fillojnë të merren me këtë temë duke mësuar prej videove ekstreme të youtube-s, duke mësuar nga njerëzit agresiv, duke i bazuar fetvatë e tyre nga ilahitë nxitëse për xhihad sikur të ishin ato ilahi Kuran i zbritur nga qielli. Vazhdon gabimi kur të tillët i ngritin në qiell sikur të ishin evlija apo profet njerëzit që flasin për këto tema me shumë emocione dhe duke shfrytëzuar vullnetin dhe ndjenjat e shumë të rinjëve edhe arrijnë të ngriten në këto grupe shoqërie. Pos këtyre personave kjo lloj rinie nuk konsideron e as vlerëson askënd tjetër për të vazhduar me akuza të ndryshme nga më të pahijshmet, si ndaj hoxhallarëve ashtu edhe xhematit.
Kjo i shtytë këta të rinjë të bëhen agresiv dhe shumë lehtë për pak minuta prishin punën e njerëzve të hajrit që kanë bërë në popull me dekada të ndryshme. Pse? Sepse vetëm ky di dhe vetëm ky ka të drejtë.
——
Në grupin e parë zakonisht gjejnë hise personat që para Islamit të tyre kanë qenë tipa të mërzitshëm, armiqësorë, vetiak, kanë punuar për interesa të ngushta, armiqësorë, polemizues të pa edukatë, etj.
Kurse në grupin e dytë gjenë vend ata që para Islamit zakonisht kanë qenë shumë rrugaçë, ose shumë të mbyllur në shoqëri derisa kanë eksploduar brenda vetes, njerëzit që u ka munguar ballafaqimi dhe në moment kanë menduar se gjetën rrugën e krenarisë dhe trimërisë. Këtu hyjnë shpesh edhe ata që kanë ndjenja të mëdha, dhimbje për të tjerët ku situatat e luftës në botën Islame i shtynë të ndjekin këtë rrugëtim.

Në të dy rastet pasojat janë të mëdha, ashtu si përmendëm më herët. Pasojat tek vet personi në fjalë, tek hoxha apo mësuesi që e ka kyqur në këto gjëra por pasojat më të mëdha i vuanë populli në krye me hoxhallarët të cilët përveç që duhet të merren me dave karshi popullit atyre u duhet të ballafaqohen edhe me njerëzit e tillë që zakonisht nuk i lënë rehat këta hoxhallarë duke i akuzuar me fjalët ndër më të pahijshmet.

SI TA SHËROJMË KËTË PROBLEM
Këtë këshillë nuk kam qëllim ta shndërroj në shkrim shkencor. Por këshilloj:
-Secili hoxhë apo kushdo që e mëson tjetrin t`i frikësohet Allahut mos ta keqpërdorë besimin e të tjerëve që kanë tek ai për t`i mësuar gjërat të paradhitura.
-Secili besimtar të mos ja besoj fenë e tij çdokujtë. Pasoni mësimet e hoxhallarëve të dëshmuar të vendit tuaj. Ata i njihni më mirë dhe ju njohin më mirë. Ata e kuptojnë mentalitetin tuaj dhe vendit ku jetoni dhe ju i kuptoni më lehtë këta hoxhallarë.
-Mësimet merrni gradualisht duke flluar nga A për të përfunduar me Zh.
-Para se të merresh me të tjerët merru me veten tënde. Ke mjaftueshëm gjëra për të përmirësuar.
-Për çdo veprim të gabuar apo fjalë që e thua kundër të tjerëve apo dëm që ja shkakton umetit dije se do të japësh llogari para Allahut.
Allahu na udhëzoftë në rrugën e hajrit dhe na ruajtë nga devijimi!
Lulzim MEHMET Susuri
19.5.2015

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit