19.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Debati për LGBT/ Imami i Shkodrës kundër Lu: I mbështet shejtani për të ulur vlerat e njerëzimit

Më të lexuarat

Imami i Shkodrës, Muhamed Syrtari, është përfshirë në debatin lidhur me LGBT dhe nismën e ndërmarrë prej tyre në disa nga shkollat e mesme të Tiranës.

Syrtari nuk ka nguruar që gjatë një ligjerate të shprehet kundër martesave gay, duke theksuar se kjo gjë nuk duhet pranuar për asgjë në botë.

“Po ndjekim me shqetësim të madh dhe vëmendje tendencën për devijimin e familjes, martesën me të njëjtën gjini. Nuk duhet pranuar për asgjë në botë.

Ata kanë mbështetjen e shejtanit për të ulur vlerat e njerëzimit. Të punojmë për vlerat e besimit dhe tabanit kombëtar.

E kemi për nder të quhemi radikalë nëse ruajmë vlerat e familjes, moralit, harmonisë e më gjerë”, tha imami në xhami.

Amerikan amerikan Donald Lu bëri thirrje gjatë ditës së sotme për më tepër respekt dhe të drejta për komunitetin LGBT. Madje ai nuk nguroi të paralajmëronte 3 ligjvënës të opozitës lidhur me deklaratat dhe gjuhën e përdorur prej tyre ndaj LGBT-së.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit