13.6 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Davutogllu në Arabinë Saudite për mbledhjen urgjente të OBI-t

Më të lexuarat

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutollu, shkoi në Arabinë Saudite për të marrë pjesë në takimin e Komitetit Ekzekutiv të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), që do të mblidhet urgjentisht në nivel ministrash pas zhvillimeve të fundit në Republikën e Afrikës Qendrore.

Ai u prit në Aeroportin Mbretëror të Xhides nga ambasadori i Turqisë në Riad Junus Demirer, kryekonsulli turk në Xhide Fikret Ozer dhe autoritete saudite, ndërsa më pas kaloi në Mekë.

Në mbledhjen e sotme parashikohet të merren në shqyrtim zhvillimet e fundit në lidhje me situatën e përkeqësuar të sigurisë së myslimanëve në Afrikën Qendrore dhe përpjekjet, që duhen vijuar për kapërcimin e krizës aktuale.

“Turqia, e cila po e ndjek me shqetësim të madh thellimin e krizës humanitare dhe konfliktit, që është duke prekur veçanërisht popullatën myslimane të Republikës së Afrikës Qendrore, do të vazhdojë ndihmat e saj humanitare dhe zhvillimore për popullin e këtij vendin dhe do të japë çdo lloj mbështetjeje për ndërtimin e klimës së pajtimit të bazuar mbi parimin e bashkimit dhe integrimit”, theksohej në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Ankara.

Bëhet e ditur se kjo mbledhje do të realizohet me një pjesëmarrje të lartë të vendeve të OBI-t, një organizatë ndërkombëtare kjo që numëron gjithsej 57 shtete anëtare.

OBI publikoi muajin e kaluar një deklaratë me shkrim, ku dënoheshin fuqishëm ngjarjet e dhunës dhe vrasjet e mijëra myslimanëve në Afrikën Qendrore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit