13.3 C
Pristina
Tuesday, May 28, 2024

Daçiq – Thaçit: “Hajde pijamu kafe” (FOTO)

Më të lexuarat

Pjesë e konferencës më të madhe të organizuar në Prishtinë është edhe Ivica Daçiq, ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë.
Po ashtu, në mesin e pjesëmarrësve në konferencë janë edhe ministrat e jashtëm dhe ata të infrastrukturës të vendeve të rajonit si dhe Komisionari i Bashkimit Evropian për Politikë të Fqinjësisë Evropiane dhe Negocim të Zgjerimit, Johanes Hahn.
 
Ndryshe, Kosova është nikoqire e konferencës ministrore të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, “Western Balkans’ 6”, ku do të diskutohen projektet konkrete ekonomike të karakterit rajonal, me theks të veçantë në investimet në infrastrukturë.
 
Kjo konferencë vjen pas konferencës së Berlinit, të organizuar nga kancelaria gjermane, Angela Merkel, me synim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të vendeve të rajonit. /Telegrafi/
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit