10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Çmenduri transgjinore apo thjesht biznes?!

Më të lexuarat

Në vendet perëndimore kohëve të fundit është rritur shumë numri i fëmijëve që marrin Lupron, një medikament që përdoret te kanaceri i prostates ose i gjirit, ndërsa fëmijëve ju jepet për mos t’i lejuar kalimin në pubertet apo për të mos lejuar paraqitjen e karakteristikave seksuale sekondare të cilat e definojnë burrin si burrë e gruan si grua.

E gjithë kjo ndodhë për shkak të manipulimit me një gjendje e cila quhet disfori gjinore (gender dysphoria), që paraqet dilemë se a e ndjenë fëmiu veten si mashkull apo femër. Disforia gjinore normalisht ndodhë në më pak se 5% të fëmijëve, dhe shumica e tyre e kalojnë me kohë.

Sot në disa vende perëndimore mjafton fëmiu të shprehë dilema për gjininë e tij dhe të vendosë se nuk don të identifikohet as si mashkull as si femër, dhe menjëherë kualifikohet për terapi me Lupron, paramendoni, edhe pa pëlqimin dhe lejen e prindit. Sa për informacion, Lupron jepet edhe për kastrim (tredhje) kimik te dhunuesit recidivistë. E fëmijëve iu jepet pa problem, shpesh edhe pa lejen dhe dijeninë e prindërve.

Mund të mendoni se është vetëm një çmenduri, por kur kihet parasysh se nje injeksion i vetëm Lupron kushton 400 $, mund të të shkojë mendja se është edhe thjesht biznes, kur dihet se këtë injeksion fëmiu duhet ta marrë vazhdimisht. Por biznes me kend? Me krijesat më të pafajshme dhe të padjallëzuara! Fëmijët! Mund të them lirisht, edhe çmenduri edhe biznes.

Nuk është larg mendësh se kjo çmenduri transgjinore mund shpejt të përfshijë edhe vendin tonë, prandaj duhet të qëndrojmë vigjilent dhe të palëkundur në mbrojtjen e fëmijëve tanë nga dilemat gjinore dhe politikat identitare të cilat po bëjnë kërdinë sot në vendet perëndimore!

Nga Petrit Mulaku

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit