4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Çka nëse traditat e vendit bien ndesh me Sheriatin?

Më të lexuarat

Pyetja:

Cili është gjykimi islam kur traditat dhe adetet kombëtare bien ndesh me Sheriatin?

***

Përgjigjja:

Shejh el-Sa’di, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Parimi bazë lidhur me traditat është se janë të lejueshme, përderisa s’i ndalon Sheriati”. (Risaleh fi Usul el-Fikh [7])

Shejh Abd el-Aziz bin Baz, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Asnjë musliman s’bën t’i pranojë traditat verbërisht, por duhet t’i vlerësojë ato karshi Sheriatit. Çfarëdo që ai lejon, është e lejueshme për të, përndryshe, nuk duhet bërë atë. Të gjitha traditat që njerëzit i kanë në vendet apo në fiset e tyre duhet të vlerësohen karshi Librit të Allahut dhe Sunetit të të Dërguarit të Tij ﷺ. Çfarëdo që Allahu dhe i Dërguari i Tij ﷺ kanë lejuar, është lejuar; çfarëdo që Allahu ka ndaluar, duhet të lihet, edhe nëse është traditë popullore”. (Mexhmu el-Fetaua [6/510])

Shejh Ibn Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Tradita nuk e bën të lejueshme atë që s’është caktuar si e lejueshme, sepse Allahu ka thënë: »Nuk është drejtësi/mirësi të hyni nëpër shtëpia nga prapa« [el-Bekare, 189], ndonëse kjo ishte adet i tyre dhe e konsideronin me vend. Ai që merr ndonjë traditë apo adet dhe e konsideron atë si të drejtë, duhet ta vlerësojë karshi ligjeve të Allahut”. (Tefsir Surat el-Bekareh 2 [299])

Shejh Ibn Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë, kur ka diskutuar rreth llojeve të
ndryshme të ekstremizmit: “Kategoria e katërt është teprimi në tradita, çka është kapja me fanatizëm për traditat e lashta dhe refuzimi për t’u kthyer tek ajo që është më e mirë. Por, nëse traditat janë të barabarta në arritjen e një synimi të ligjshëm, atëherë më mirë është përmbajtja ndaj traditave personale, sesa marrja e traditave të huaja”. (Mexhmu el-Fetaua [7/7])

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit