Çka dmth SUNNY HILL për ata që nuk e kuptojnë gjuhën “arabe”, e që duan të flasin vetëm në gjuhën shqipe?!
Ah, e kuptova..
Ai ishte një degjenerim total, prishje e moralit, alkool, shthurrje dhe shfrenim.. Nuk kishte asnjë lloj dobie.. as mësim, as shkencë, as dituri, as përparim, as asgjë..!
“Kam ardhur që civilizimin (degjenerimin) e jetës sime, ta sjell edhe në jetën tuaj. Jam shumë e kënaqur për këtë”.
Eh..
Do të ishim të kënaqur sikur këto të holla të shfrytëzoheshin në të mirën e popullit. Të investohet në shkolla, të ndërtohen spitale, të ndihmohen të varfër, jetimë, e kështu me radhë.
Mirëpo.., fatkeqësisht!
Kush ia do të mirën këtij populli, nuk mundohet të mbjell degjenerim në të.
Hoxhë Omer Bajrami
