13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Çipa në Prishtinë, fton kosovarët në Sarandë

Më të lexuarat

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Republikës së Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur të martën në një takim kryetarin e Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa, i cili shoqërohej edhe nga deputeti i Parlamentit të Shqipërisë, Taluant Balla.
I pari i Sarandës po qëndron për vizitë në Kosovë për të promovuar turizmin që ofron ky qytet, si dhe për të diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit institucional në fushën e turizmit.

Ministri Krasniqi vlerësoi lartë iniciativën e kryebashkiakut Çipa, dhe pohoi se Saranda është një nga vendet më të preferuara për shumë qytetarë të Kosovës.

Ai theksoi nevojën që të ketë edhe një promovim më të madh të turizmit, duke shprehur kështu përkushtimin e tij që të ketë angazhime të përbashkëta institucionale që çojnë drejtë rritjes së turistëve si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, duke shfrytëzuar turizmin detar dhe atë malor.

Trashëgimia kulturore, tha ministri Krasniqi është një nga pikat e rëndësishme që të dy vendet mund të bashkëpunojnë thellë, duke e promovuar dhe duke e shfrytëzuar atë në kontekst të zhvillimit ekonomik, me shfrytëzimin sa më kreativ dhe më të madh të gjithë këtij thesari.

Ministri Krasniqi po ashtu përmendi edhe rëndësinë që institucionet duhet t’ia japin sektorit privat, për të krijuar lehtësuar më të mëdha që ata të investojnë sa më shumë në aspekte që lidhen me ofertën turistike.

Nga ana e tij, kryetari i Sarandës falënderoi ministrin Krasniqi për pritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim. Ai e njoftoi ministrin Krasniqi me investimet që janë bërë dhe po bëhen në Sarandë, duke theksuar faktin se për çdo vit numri i pushuesve në detin e Sarandës po rritet, sidomos i atyre nga Kosova.

Ai u shpreh i gatshëm që të thellohet bashkëpunimi institucional mes Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e turizmit, më qëllimit të përfitimit të dy anshëm. Çipa u pajtua që ka nevojë të mbështetët edhe më shumë sektori privat, me qëllim të zgjerimit dhe përmirësimit të ofertës turistike. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit