11.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Vishnja dhe dobitë e saj

Më të lexuarat

Vishnja (lat. Prunus cerasus) është dru nga familja Rosaceae që i përket llojit Prunus, së bashku me qershinë dhe kumbullën. E përhapur është në pjesën më të madhe të Evropës dhe në Azinë jugperëndimore.

Pema e vishnjës është më e ulët se e qershisë rritet nga 4 deri në 10 metra lartësi fryti është i thartë dhe pak i idhët.

 

Lexoni arsyet se pse duhet te hani vishnje..

1. Mbrojnë nga disa forma të kancerit.

2. Zvogëlojnë rrezikun nga infarkti i zemrës. Vishnjat pengojnë oksidimin e kolesterolit të dëmshëm LDL, i cili i dëmton enët e gjakut. Për të pasur zemër të shëndoshë, hani sa më shpesh vishnja.

3. Duke ndikuar në zvogëlimin e arteriosklerozës, vishnjat sigurojnë që të kemi enë të shëndosha të gjakut dhe mbrojnë nga pika në tru.

4. Meshkujt që duan të kenë fëmijë, duhet shpesh të hanë vishnja.

5. Për shikim të mirë, hani vishnja, meqë ato kanë ndikim pozitiv në sy.

6. Përmbajnë kumarinë dhe zvogëlojnë prirjen e gjakut që të trashet, duke zvogëluar kështu rrezikun nga tromboza.

7. Për shkak të përqindjes së lartë të kaliumit, nxisin nxjerrjen e lëngjeve dhe ndikojnë në uljen e shtypjes së lartë të gjakut.

8. Vishnjat i zvogëlojnë proceset inflamatore në organizëm, duke lehtësuar kështu vështirësitë te sëmundjet inflamatore reumatike, para së gjithash te artriti reumatoid.

9. Përmbajnë sasi të mëdha të hekurit, i cili ndihmon kundër anemisë


- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit