Pabesia që po ngre krye mbi një miqësi në dukje
Një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë u tha gazetarëve se Trump e kishte siguruar Katarin se sulmet e Izraelit nuk do të ndodhnin më.
“Presidenti e konsideron Katarin një aleat të fortë dhe mik të Shteteve të Bashkuara dhe i vjen shumë keq për vendndodhjen e këtij sulmi”, tha zëdhënësja Leavitt.
“Presidenti foli gjithashtu me emirin dhe kryeministrin e Katarit dhe i falënderoi ata për mbështetjen dhe miqësinë e tyre ndaj vendit tonë”, shtoi ajo. “Ai i siguroi ata se një gjë e tillë nuk do të ndodhte më në tokën e tyre”.
Ministria e brendshme e Katarit njoftoi se një anëtar i “forcave të sigurisë së brendshme” u vra në një sulm izraelit ndaj udhëheqësve të Hamasit në Doha, dhe disa të tjerë u plagosën.
Deklarata tha gjithashtu se forcat e sigurisë së Katarit po vazhdonin të siguronin zonën e prekur nga sulmi.
Kanali 12 tha se Katari po përdorte buldozerë në vendngjarje për të provuar të nxirrte trupat, duke shtuar se deri më tani ishin gjetur katër trupa.
Izraeli informoi SHBA-në për sulmin ndaj Katarit ndërsa aeroplanët ishin në ajër
Izraeli informoi SHBA-në për qëllimin e tij për të goditur udhëheqësit e Hamasit në Katar ndërsa aeroplanët e tij ishin tashmë në ajër, raportoi Kanali 12 i Izraelit.
Duke cituar disa zyrtarë amerikanë, tha se SHBA-të, të cilat kanë një bazë të madhe ushtarake në Katar, kishin identifikuar aeroplanë izraelitë që po shkonin në lindje dhe i kishin kërkuar Izraelit një shpjegim.
Izraeli informoi SHBA-në se po kryente një sulm ndaj udhëheqësve të Hamasit në Katar.
Informacioni iu dërgua Presidentit të SHBA-së Donald Trump, i cili lëshoi një urdhër për të njoftuar Katarin.
Megjithatë, raporti tha se informacioni u dërgua pasi raketat ishin tashmë në ajër.
Katari mohon të jetë informuar për sulmin izraelit
Majed al-Ansari, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Katarit, mohon pretendimet e Shtëpisë së Bardhë se SHBA-të e informuan Katarin për sulmet izraelite para se ato të ndodhnin.
“Pretendimet që qarkullojnë se Shteti i Katarit ishte informuar përpara sulmit janë plotësisht të rreme”, tha al-Ansari në një deklaratë.
“Telefonata e marrë nga zyrtari amerikan erdhi gjatë zhurmës së shpërthimeve që rezultuan nga sulmi izraelit në Doha.”
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt, tha më parë se pasi u informua për planin izraelit, “Trump menjëherë udhëzoi të Dërguarin Special Witkoff të informonte katarianët për sulmin e afërt, gjë që ai e bëri.”
Kujtojmë se pak kohë më parë, Katari i dhuroi presidentit amerikan një avion presidencial tejet të kushtueshëm, si dhe mes dy vendeve u nënshkrua një marrëveshje prej një trilion dollarë.
Por me ç’duket, as këto nuk janë garanci përballë pabesisë amerikane, mu nga fakti se është bërë njësh me shtetin më të pabesë në histori, njëherësh më brutal, Izraelin. /tesheshi.com/
