14.1 C
Pristina
Friday, November 8, 2024

Chelsea, klubi i parë anglez që do të organizojë iftar të hapur në stadiumin e tij

Më të lexuarat

Klubi anglez Chelsea do të jetë nikoqir i një iftari të organizuar në stadiumin e tyre Stamford Bridge më 26 mars, disa ditë pas fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, raporton Anadolu.

“Të dielën, më 26 mars, Fondacioni Chelsea do të jetë nikoqir i një iftari të hapur anash fushës në Stamford Bridge, ngjarje që do të jetë e para këtij lloji për klubin edhe për një stadium të Premier Ligës”, njoftoi klubi londinez në një deklaratë.

Muaji i Ramazanit do të fillojë të enjten më 23 mars, ndërsa më 21 prill është dita e parë të festës së Fitër Bajramit.

“Disa anëtarë të xhamive lokale dhe të komunitetit musliman të Chelsea-t, siç janë tifozët dhe nxënësit e shkollave, do të ftohen të marrin pjesë, së bashku me stafin e klubit Chelsea FC”, njoftoi klubi.

Kreu i Fondacionit Chelsea, Simon Taylor, shprehi kënaqësinë e organizimit të një iftar të hapur.

Klubi i Premier League shtoi se ngjarja “do të zhvillohet në bashkëpunim me Projektin e Çadrës së Ramazanit”, një shoqatë bamirëse e themeluar në vitin 2013, e vlerësuar me çmime të shumta. Ajo ka një qëllim që të bashkojë komunitetet dhe të zhvillojë një kuptim për Ramazanin.

Në vitin 2021, Chelsea nisi një fushatë “Jo urrejtjes” pasi klubi ndërmori veprime kundër racizmit, gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit, duke promovuar barazinë, diversitetin dhe gjithëpërfshirjen.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit