Çfarë fiton ai që e thotë 100 herë gjatë ditës:
لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ وَحْدَهُ لَا شَرِيكَ لَهُ ،
لَهُ الْمُلْكُ ، وَلَهُ الْحَمْدُ ،
وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ
“Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, Një dhe i Vetëm, pa asnjë ortak;
Atij i përket sundimi dhe Atij i përket falënderimi, dhe Ai është i Plotfuqishëm mbi çdo gjë.”
Kush e thotë këtë njëqind herë në ditë:
• i llogaritet si të kishte liruar dhjetë robër,
• i shkruhen njëqind të mira,
• i fshihen njëqind të këqija,
• dhe bëhet për të mbrojtje nga shejtani gjatë gjithë asaj dite, deri në mbrëmje;
• dhe askush nuk vjen me diçka më të mirë se kjo, përveç atij që ka bërë më shumë se kaq. (Buhariu)
Hadithi na mëson:
1. Vlerën e madhe të këtij dhikri për atë që përmes tij shton frikërespektin ndaj Allahut.
2. Dhikri është një adhurim i lehtë, por me shpërblim shumë të madh për atë që është i sinqertë.
3. Ky dhikër, edhe pse me pak fjalë, përmbledh thelbin e teuhidit dhe largimin nga shirku; ai pohon se Allahu është Zot i gjithçkaje dhe se vetëm Atij i takon adhurimi.
4. Ky dhikër thuhet 100 herë në mëngjes dhe 100 herë në mbrëmje.
5. Askush nuk vjen me një vepër më të mirë se kjo, përveç atij që ka bërë më shumë.
Kush e thotë këtë dhikër fiton:
• shpërblimin e lirimit të dhjetë robërve,
• i shkruhen 100 të mira,
• i fshihen 100 të këqija,
• mbrojtje nga shejtani gjatë gjithë ditës,
• dhe shpërblim që nuk tejkalohet, përveç nga ai që bën më shumë.
Hoxhë Bekir Halimi
