17.5 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Çfarë po ndodh me rrjetet sociale në vend? Ja dhjetë personat më të ndjekur

Më të lexuarat

Tek shqiptarët 10 njerëzit më të ndjekur në rrjetet sociale janë politikanët, humoristë dhe këngëtar? Çfarë të presim nga një shoqëri e cila ndjek më së shumti: Politikanët, humoristët dhe këngëtarët? Ndërsa të diturit e mirëfilltë, i lenë anash?

 

Më shumë se gjysma e shqiptarëve kanë edhe një jetë virtuale në Facebook, instagram e më pak në Twitter.

Tashmë interneti është hapësira ku ata marrin informacione, ku bëjnë jetë sociale, komentojnë dhe ndajnë jetën e tyre me të tjerët.

Shumë politikanë, artistë dhe aktorë të jetës publike e përdorin botën virtuale për të bërë propagandë, për të reklamuar veten dhe karrierën e tyre apo për të bërë para me klikime në site-ty e tyre.

Një studim i kryer nga departamenti i Komunikimit në Universitetin Evropian të Tiranës dhe i botuar në revistën Mapo ka nxjerrë dhe top-listën e njerëzve më të ndjekur në botën virtuale, ku në krye ndodhet një aktor humori, Ermal Mamaqi, i ndjekur një “aktor” i jetës politike dhe pikërisht kryeministri Edi Rama.

Sipas të dhënave statistikore, shqiptarët kanë një varësi të lartë nga interneti dhe rrjeti i tyre më i parapëlqyer është Facebook-u.

Nga 2.911.000 njerëz që banojnë në Shqipëri, 1.932.024 janë përdorues të rregullt të internetit dhe nga këta 1.,400.000 kanë një profil të hapur në Facebook.

Rrjeti i dytë më i ndjekur ishte Instagrami, me gati gjysmën e personave që gjenden në Facebook, 680.000 dhe më pas vjen Twitter dhe rrjetet e tjera.

10 më të ndjekurit:

1.Ermal Mamaqi 2.067.285

2.Edi Rama 1.124.392

3.Sali Berisha 1.066.951

4.Bleona Qerreti 965.565

5.Alban Skënderaj 931.199

6.Elvana Gjata 925.134

7.Xhensila Myrtezaj 886.363

8.Luana Vjollca 840.466

9.Angela Martini 835.967

10.Eni Koci 741.487

Në këtë listë nuk bëjnë fare pjesë njerëzit e dijes dhe të diturit, pasi ata kanë më së paku ndjekës. Si mund të mbahet një popull gjallë, kur njerëzit e dijes lihen anash?

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit