Sureja el-Bekare
Shembujt e Kuranit
Sëmundja e kohës: justifikimi
“Të shurdhër, memecë dhe të verbër, prandaj ata nuk kthehen më” (El-Bekare: 18)
Ai e sheh gabimin qartë, por e justifikon.
E sheh haramin me sytë e tij, pastaj thotë: “Të gjithë e bëjnë këtë”, “Koha ka ndryshuar”, ose refuzon një këshillë të sinqertë sepse bie ndesh me dëshirat e tij.
Verbëria këtu nuk është verbëri e syve, por verbëri e zemrës dhe e ndërgjegjes.
Pastaj vjen faza më e rrezikshme: “nuk kthehen më”.
Faza më e rrezikshme është kur njeriu këshillohet shumë herë, Allahu i hap dyert e pendimit, por ai këmbëngul dhe refuzon, derisa zemra i vuloset dhe nuk kthehet më.
Ai sulmon atë që e këshillon, tall këshillën, e dëgjon të vërtetën por nuk vepron sipas saj, e di çfarë është e drejtë por nuk e thotë, e sheh gabimin por nuk e pranon dhe refuzon çdo përmirësim.
Ky mesazh nuk është për të tjerët.
Ky ajet nuk është për të gjykuar njerëzit.
Është një e vërtetë për të kontrolluar veten:
A e pranoj këshillën apo e kundërshtoj?
A hesht për të vërtetën nga frika apo interesi?
A e justifikoj gabimin në vend që ta braktis?
Besimtari gabon dhe pastaj kthehet (pendohet),
ndërsa ai që përshkruhet në këtë ajet nuk kthehet më.
Për sa kohë që njeriu ndikohet, reflekton mbi veten dhe ndjen qortimin e ndërgjegjes, ai është larg këtij rreziku.
Rreziku i vërtetë është kur njeriu mësohet me shmangien dhe mospërfilljen.
✍️ Prof. Dr. Rukije El-Alvani, Allahu e ruajtë
