Çfarë hahet dhe çfarë duhet ndarë nga kurbani?

Më të lexuarat

Përgjigja:

Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botërave.
Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij.

Atij që bën kurban i lejohet të hajë nga kurbani i tij, të dhurojë dhe të japë sadaka, bazuar në Fjalën e Allahut: 

( فَكُلُوا مِنْهَا وَأَطْعِمُوا الْبَائِسَ الْفَقِيرَ)
“Hani prej tyre (kurbaneve) dhe ushqeni të vobektin e të varfërin.” [Haxh: 28]

Dhe në Fjalën e Allahut: 

(فَكُلُوا مِنْهَا وَأَطْعِمُوا الْقَانِعَ وَالْمُعْتَرَّ ۚ كَذَٰلِكَ سَخَّرْنَاهَا لَكُمْ لَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ)
“Hani prej tyre dhe ushqeni lypësin dhe të varfërin që nuk kërkon. Dhe kështu Ne ua kemi nënshtruar ato (kafshët) juve me qëllim që të falënderoni.” [Haxh: 36]

Dhe transmetohet nga Seleme ibën El- Ekveu (radiallahu anhu) se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: 
“Hani (nga kurbani juaj), ushqeni (të varfërit) dhe rezervoni prej tij.” 

Ushqimi i të tjerëve përfshin dhurimin për të pasurit dhe sadakanë për të varfërit.

Transmetohet nga Aisha (radiallahu anha) se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: 
Hani, ruani rezerva dhe jepni sadaka (nga kurbani).

  Dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme në lidhje me pjesën që hahet, që dhurohet dhe që ndahet nga kurbani, por në këtë çështje ka hapësirë.
Më e përzgjedhura nga këto mendime është që të hahet një e treta, të dhurohet një e treta dhe të jepet sadaka një e treta.

Ajo pjesë që lejohet të hahet nga kurbani, lejohet gjithashtu edhe të mbahet rezervë qoftë edhe për një kohë të gjatë përderisa nuk prishet, duke përjashtuar rastin e të qenurit vit urie dhe skamje, ku në këtë rast nuk lejohet rezervimi i mishit të tij më shumë se tre ditë, bazuar në hadithin e Seleme ibën el Ekveu (radiallahu anhu) i cili thotë: Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: 
“Kush ther kurban nga ju, të mos mbushen tre ditë dhe dikush të ketë gjë prej kurbanit të tij në shtëpi.” 
Në vitin pasardhës njerëzit thanë: O i Dërguari i Allahut! A të veprojmë si në vitin e kaluar? Ai (salallahu alejhi ue selem) tha: “Hani, ushqeni dhe rezervoni, sepse në atë vit njerëzit ishin keq (nga viti i urisë) dhe doja të jepnit ndihmën tuaj.”

Allahu e di më së miri!

Dr. Adelina Kuçana

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit