7.4 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Çështja hebreje – Sulltan Abdylhamiti (Kujtimet e mia nga politika)

Më të lexuarat

Çështja çifute (1895)

Çifutët kanë një fuqi më të madhe, ngaqë gjenden në Evropë dhe në Lindje. Për këtë arsye, shumë shtete evropi- ane do ta mirëpresin emigracionin e çifutëve në Palestine, për të shpëtuar nga raca semite që është shtuar shumë.

Mirëpo, në vendin tonë ka mjaft qytetarë çifutë. Nëse duam të ruajmë epërsinë e elementit arab në Palestinë, duhet të heqim dorë nga ideja e vendosjes së çifutëve atje. Në të kundërt, ngaqë ata do ta shtijnë në dorë të gjithë fuqinë në një kohë të shkurtër në vendin ku do të vendosen, ne vetëm sa kemi firmosur vendimin për vrasjen e vëllezërve tanë në fe

Herzl, kryetari i sionistëve, nuk mund të ma mbushë mendjen me idetë e tija. Fjala “çështja çifute do të zgjidhet ditën kur bujku çifut do të drejtojë vetë parmendën me duart e veta, duke u fuqizuar përsëri”, mund të jetë e drejtë sipas mendimit të tij. Herzl po kërkon tokë për çifutët. Mirëpo, zgjuarsia nuk mjafton për të zgjidhur çdo gjë.*

Në Palestinë sionistët nuk duan vetëm të merren me bujqësi, por kërkojnë edhe të themelojnë një qeveri dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre politikë. Unë i kuptoj shumë mirë ambiciet e tyre. Mirëpo, sionistët kënaqen duke kujtuar se une do t’i pranoj përpjekjet e tyre. Si pjesë e popullit dhe si shërbyes i aftë i Portës së Lartë brenda perandorisë sonë, aq sa u jap rëndësi çifutëve, po aq jam edhe armik ndaj vizioneve që kanë për Palestinën.

/Burimi: “KUJTIMET E MIA NGA POLITIKA” – SULLTAN ABDYLHAMIT/

*Teodor Herzl: Ai është personi që tentoi për herë të parë të themelonte një shtet me anë të emigracionit në Palestinë, të cilën çifutët e quajnë “Tokë e premtuar. Ky njeru i ka kërkuar Abdylhamitit që të blente tokë në Palestinë me paratë që kishte grumbulluar nga çifutët, mirëpo kjo kërkesë e tij është refuzuar nga padishahu. Çifutet që i arriten dëshirat e tyre në periudhën kur në pushtet ishte “Komiteti për Bashkim dhe Progres” (Ittihat ve Terakki Cemiyeti), erdhën në Palestinë nga shume vise të botës dhe nisën të vendoseshin aty. Në këtë mënyrë, u hodhen themelet e një shteti çifut në Lindjen e Mesme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit