10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ç’është agjërimi visal (agjërimi i vazhdueshëm), dhe a lejohet?

Më të lexuarat

Pyetja:

Ç’është agjërimi visal (agjërimi i vazhdueshëm), dhe a lejohet?

***

Përgjigjja:

Agjërimi visal është kur njeriu nuk çelë iftar dy ditë d.m.th. agjëron dy ditë pakëputur. Resulullahu ﷺ, ka ndaluar nga ky lloj agjërimi dhe ka thënë: “Kush dëshiron të vazhdojë agjërimin, le ta vazhdon atë deri në syfyr.” [1]

Vahdimi deri në syfyr është i lejuar por jo edhe i preferuar, sepse Resulullahu ﷺ, ka nxitur në shpejtimin e iftarit dhe ka thënë: “Do të vazhdojnë njerëzit në hajr, përderisa e shpejtojnë iftarin..”[2]
Por ua ka lejuar që të vazhdojnë agjërimin vetëm deri në syfyr. E kur i thanë:”O i Dërguar, ti e vazhdon agjërimin, tha:“Unë nuk jam si ju.” [3]

Shejh Uthejmini, Kushtet e Fesë fq. 431

———————————————

[1] Buhariu (1967).

[2] Buhariu (1957); Muslimi (1098).

[3] Buhariu (1922); Muslimi (1102).

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit