12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Certifikohen 130 nxënës të Akademisë se Kuranit “Hifdh Kids”

Më të lexuarat

Prishtinë, më 12 gusht 2022

Me rastin e këtij manifestimi, kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, bëri shpërndarjen e certifikatave për secilin nxënës që arriti të përfundojë me sukses këtë mësim intenziv, i cili njëkohësisht u njoh me arritjet e nxënësve.

“Hifdh Kids” përmbylli me sukses “Shkollën verore”, e cila përfshiu mësimin intenziv të Kuranit gjatë një muaji rresht.

Gjatë këtij muaji nxënësit arritën:

Të përvetësonin më shumë leximin e rrjedhshëm të Kuranit;

Të përsërisnin pjesët e mësuara përmendësh.

Një numër i konsiderueshëm arritën të memorizonin suren Jasin.

Të tjerë memorizuan 10 suret e fundit të xhuzit Amme me sukses.

Pjesë e orarit të shkollës verore ishin edhe lojëra të ndryshme me përmbajtje fetaro-kulturore, me synimin e motivimit të nxënësve drejt këtij rrugëtimi të ndritur.

Mësueset u ndanë të kënaqura me sukseset e tyre, por padyshim me vullnetin, punën e pareshtur, përkushtimin e motivimin ndaj nxënësve në vazhdimësi uruan që kjo gjeneratë dhe të tjerat në vazhdim të memorizojnë Kuranin dhe të veprojnë përherë konform tij.

The post Certifikohen 130 nxënës të Akademisë se Kuranit “Hifdh Kids” appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit